Qytetarët e Kosovës në vjeshtë të këtij viti do t’u drejtohen sërish kutive të votimit, kësaj radhe për të zgjedhur kryetarët që do të qeverisin në komunat e tyre në zgjedhjet e rregullta lokale.
Pavarësisht që ka kohë deri në mbajtjen e zgjedhjeve lokale, disa nga partitë tashmë kanë nisur përgatitjet e madje kanë bërë të ditur edhe emrat e kandidatëve të tyre që do të garojnë për kryetar në disa nga komunat.
Gara më interesante pritet që të jetë si gjithmonë në kryeqytet. Se kush do të jetë kryetari i ardhshëm i Prishtinës mbetet të shihet pas zgjedhjeve, shkruan Telegrafi.
Deri në tash në media kandidatë të mundshëm për kryetar të Prishtinës janë përfolur, Arben Vitia nga LVV-ja, Uran Ismaili nga PDK-ja, Besian Mustafa dhe Arban Abrashi nga LDK-ja, dhe i konfirmuar tashmë Daut Haradinaj nga AAK-ja.
Kandidimin e mundshëm të Arben Vitisë nga LVV-ja për kryetar të Prishtinës, e ka përmendur kohë më parë edhe nënkryetari i kësaj partie, Glauk Konjufca.
Në anën tjetër, sekretari i Përgjithshëm i PDK-së, Uran Ismaili kishte deklaruar gjithashtu se ka paraqitur kandidaturën e tij për kryetar të Prishtinës. Kandidimin e Ismailit për këtë post, e ka mbështetur edhe ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj.
Nga LDK-ja, ende nuk ka asgjë zyrtare ani pse janë përfolur emri i ish-kandidatit për Prishtinë, Abran Abrashi dhe ish-ministrit të Bujqësisë, Besian Mustafa.
Nga AAK-ja, kandidat tashmë i zyrtarizuar është ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Daut Haradinaj. Kandidimin e tij e bëri të ditur kryetari i kësaj partie, Ramush Haradinaj në mars të këtij vitit.
“Pas konsultimeve të vazhdueshme, me kënaqësi ju njoftoj për kandidaturën e Aleancës për kryeqytetin. Për Kryetar të Prishtinës, kandidat nga AAK do të jetë z. Daut Haradinaj”, kishte shkruar Haradinaj.
Telegrafi më poshtë ua sjell profilin e kandidatëve të mundshëm për kryetar të Prishtinës:
Arben Vitia u lind me 24 dhjetor 1973, në Prishtinë. Ai diplomoi në Qendrën Spitalore Universitare në Tiranë, drejtimi Mjekësi e Përgjithshme. Gjatë vitit 2003-2004 ka punuar si Mjek në Mitrovicë. Ka punuar si Këshilltar profesional në kompaninë “Agani” dhe në kompaninë “Keis”. Që nga viti 2010, ai është aktivist në Lëvizjen VETËVENDOSJE! ku është angazhuar dhe ka drejtuar Komitetin për Shëndetësi.
Në vitet 2013-2018 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Prishtinës, e cilësuar si një nga drejtoritë me të suksesshme gjatë dy mandateve. Ka ndjekur trajnime dhe programe të shumta për shëndetin publik dhe menaxhimin në shëndetësi duke përfshirë programin IVLP “Public Health Issues in the US” në ShBA..
Në zgjedhjet e fundit Arben Vitia është zgjedhur deputet i Kuvendit të Kosovës. Me 3 shkurt 2020, me formimin e Qeverisë Kurti, z. Vitia emërohet si Ministër në Ministrinë e Shëndetësisë.
Në vitin 2018 është zgjedhur Kryetar i Qendrës së Prishtinës ku vazhdon të jetë akoma. Arbeni është poashtu anëtar i Kryesisë së Lëvizjes VETËVENDOSJE!. Është i martuar dhe ka dy fëmijë.
Uran Ismaili është deputet në Kuvendin e Republikës së Kosovës dhe Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Demokratike të Kosovës. Më parë, ka shërbyer si Ministër i Shëndetësisë dhe Nënkryetar i Partisë Demokratike të Kosovës.
Në periudhën 2017-2020, sa shërbeu si Ministër i Shëndetësisë, ai realizoi një sërë reformash të cilat ua lehtësuan jetën qytetarëve. Prej tyre, shërbimi 24 orë për kujdesin e zemrës dhe stentimin, miratimi i Udhëzimit Administrativ për rregullimin dhe unifikimin e çmimit të barnave në vend, investimet kapitale në QKUK dhe Spitalet Rajonale etj.
Në vitet 2010-2017, ai ka qenë i angazhuar në sektorin publik si këshilltar i Ministrit të Transportit dhe Ministrit të Bujqësisë dhe së fundmi, si këshilltar dhe Shef Kabineti i Kryetarit të Kuvendit.
Dedikimi dhe puna e tij ka ndikuar në implementimin e shumë projekteve të rëndësishme infrastrukturore si dhe në zhvillimin e programeve shumëvjecare për grante në bujqesi.
Lidershipi i tij ka bërë të mundur zhvillimin e shumë takimeve dhe programeve me BE, SHBA, e Donatorë të Bankës Botërore të cilat i kanë shërbyer shumë sektorëve në zinxhirin e vlerës së agrikulturës.
Studimet universitare i ndoqi në Universitetin Graceland të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për psikologji, ndërsa studimet Master në Administratë Publike në Universitetin e Harvardit. Sa ishte student në Graceland University, ai u angazhua në promovimin e tolerancës fetare dhe racore pranë Klubit të Studentëve Ndërkombëtarë dhe Studentëve me ngjyrë.
Uran Ismaili u lind më 19.10.1979 në Prishtinë, ku edhe jeton. Është i martuar dhe ka dy fëmijë.
Daut Haradinaj ka lindur më 6 Prill 1978 në Gllogjan të Deçanit. Studimet Bachelor i përfundoi në Universitetin e Prishtinës, në Fakultetin Juridik.
Daut Haradinaj ishte njëri nga themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, gjithashtu ishte Komandant i Brigades 131 “Jusuf Gervalla’’. Së bashku m Rexhep Selmin dhe Mujë Krasniqin me rastin e vrasjes së mësuesit Halit Geci, më 28 nëntor 1997 dolën publikisht dhe deklaruan formimin e Ushtrisë Çlirimtare te Kosovës.
Dauti është një nga 5 vëllezërit Haradinaj të cilët u shquan për guximin dhe kontributin e tyre në luftën e Kosovës. Nga viti 1999 deri në vitin 2009, ishte ushtar i Trupave Mbrojtëse të Kosovës.
Ndërsa nga viti 2010 ai u zgjodh deputet i Kuvendit te Republikës së Kosovës për disa legjislatura me radhë. Në legjislaturën e VII-të të Kuvendit të Republikës së Kosovës, ushtroi funksionin e shefit te grupit parlamentar të AAK-së.
Në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 2021, ishte ndër më të votuarit në listën e AAK-së për deputetë, por dha dorëheqje nga kjo pozitë për t’ia liruar pozitën Shemsedin Dreshajt.
Banon dhe jeton në Prishtinë, është i martuar dhe ka dy fëmijë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
MASH i ka njoftuar shkollat se ditët jopune për shkak të zgjedhjeve do të punohen të shtunave
Tri raste të dhënies së gjobave në autostrada, njëri me 200 euro për mos regjistrim të veturës dhe dy të tjerë me nga 500 euro për ndalim të vozitjes
Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë
U gjuajtën me armë derisa ishin në veturë, detaje nga rasti që ndodhi në Prishtinë
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën
Kosova bëhet me 445 policë të rinj - deklarata e presidentes, kryeministrit dhe pamje nga ceremonia
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi