Kancelarja gjermane, Angela Merkel, është nën presion në rritje për “ndërprerë” lidhjet e Gjermanisë me Pekinin pasi kriza në Hong Kong shkakton një reagim kundër qeverisë kineze në Evropë.
Sipas Business Insider, përcjell Telegrafi, figura nga i gjithë spektri politik në Gjermani këtë javë akuzuan Merkel se ishte shumë e butë ndaj Kinës, pasi ministria e jashtme e Gjermanisë paralajmëroi shtetasit gjermanë në Hong Kong të mos postojnë komente që mund të perceptohen se janë kritike për Kinën, sepse ata ndoshta mund të arrestohen.
“Ajo që qeveria gjermane tha për Hong Kongun ishte minimumi absolut, dhe thjesht nuk ishte e mjaftueshme”, citohet të ketë thënë Norbert Röttgen, një anëtar i partisë së Unionit Kristian-Demokrat të Merkel dhe kreu i komitetit për çështje të jashtme të parlamentit gjerman, në komentet e raportuara nga Financial Times.
Ndryshe, siç shkruan më tej Business Insider, Merkel ka mbrojtur prej kohësh forcimin e lidhjeve diplomatike dhe ekonomike midis Pekinit, i cili është partneri më i madh tregtar i Gjermanisë.
Ajo tha javën e kaluar se ajo “do të vazhdojë të kërkojë dialog” me Kinën dhe këmbënguli që lidhjet me vendin kanë “rëndësi strategjike” për Bashkimin Evropian.
“Politika ndaj Kinës e Merkel është ‘e kohës së kaluar’”, citohet të ketë vlerësuar Nils Schmid, zëdhënësi i politikës së jashtme për Social Demokratët, partneri i ri në qeverinë e koalicionit të Merkel, sipas raportit të Financial Times.
“Ajo ende qëndron në idenë e konvergjencës, se ndërsa thellojmë lidhjet tona ekonomike me Kinën, ajo do të bëhet më e lirë dhe e orientuar nga perëndimi. Por kjo është e vjetruar”.
Ndërkohë, siç shkruan Business Insider, qasja e saj është në kontrast të ashpër me përgjigjen e ashpër ndaj ligjit të ri të sigurisë për Hong Kongun, nga vendet përfshirë Mbretërinë e Bashkuar dhe SHBA-në. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFotografia e 'palestinezes me fëmijën e vrarë në krah' zgjidhet më e mira e vitit
Bora mbulon Zvicrën dhe Gjermaninë
Izraeli sulmohet përsëri nga Hezbollahu - 14 ushtarë të plagosur, shumë prej tyre në gjendje të rëndë
Shkaku i konfliktit Izrael-Iran, mediat botërore rikujtojnë parashikimet e Baba Vangës
Plenkoviq fiton zgjedhjet në Kroaci
Ushtarët rusë shohin vetëm një mënyrë që të kthehen të gjallë te familjet e tyre, thotë Ukraina
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Notat e lojtarëve, Man City 1-1 Real Madrid: Lunin heroi i mbretërve
Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë
Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë
Sir Alex Ferguson i ofroi lojtarit të Man United 100 mijë euro për t'u tërhequr nga futbolli
Hisen Berisha 'ngacmon' Adelina Ismailin në emision: "Ushtrinë time do ta bëj" ma ke kushtuar mua, sepse po e bëja ushtrinë në atë kohë
Mbretër për Ligën e Kampionëve, Real Madridi fiton ruletin e penalltive dhe eliminon kampionin