LAJMI I FUNDIT:

Kancelari gjerman: Izraeli ka treguar guxim duke bërë punë të ndyra për të gjithë ne

Kancelari gjerman: Izraeli ka treguar guxim duke bërë punë të ndyra për të gjithë ne

Kancelari gjerman Friedrich Merz, ka folur nga samiti i G7 në Kanada.

Ai nga atje tha se mendonte se lidershipi i Iranit ishte dobësuar dhe mund të mos e rifitonte kurrë forcën e tij të mëparshme.

Tani, Merz ka shkuar më tej, në komentet e dhëna për transmetuesin gjerman ZDF, transmeton Telegrafi.


Kur u pyet nga një intervistues nëse bota duhet të jetë mirënjohëse që Izraeli po bën “punën e ndyrë” në trajtimin e një regjimi të perceptuar si një “shkatërrues i madh” globalisht, Merz u pajtua me fjalët e përdorura.

“Jam mirënjohës ndaj jush që përdorët termin ‘punë e ndyrë’. Kjo është puna e ndyrë që po bën Izraeli. Për të gjithë ne. Ne jemi gjithashtu të prekur nga ky regjim”.

Në anën tjetër, Shtetet e Bashkuara janë zotuar se do të kundërpërgjigjen me forcë nëse Irani cenon apo shënjestron ndonjë bazë ushtarake amerikane apo ndonjë aset të tyre. /Telegrafi/