LAJMI I FUNDIT:

Kanalizimet e ujërave të zeza bllokojnë një pjesë të Shkupit

Kanalizimet e ujërave të zeza bllokojnë një pjesë të Shkupit

Trafik i madh në Shkup, me gjasë bllokimi është shkaktuar nga ndërtimet në rrugën MPJ nga investitorët e huaj, por nuk është vetëm kjo arsyeja, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Mbrëmë shpërtheu kanalizimi kryesor i ujërave të zeza që nuk arritën ta riparojnë. Tani ujërat e zeza shkojnë dhe mbushin gërmimet e ndërtesës së re, transmeton Telegrafi Maqedoni.


Atje, sipas informatave A1on është shfaqur edhe kryebashkiaku i Shkupit Koce Trajanovski, kurse e gjithë rruga përmes urës të MPJ ishte ndaluar për trafik përderisa është duke u riparuar problemi, por nuk arriti gjatë gjithë ditës të riparohet.

Problemi është i madh, konfirmoi një punëtor që punon te objekti në të cilin të gjithë ujërat kanë krijuar pothuajse  një liqen nga ujërat e zeza.