LAJMI I FUNDIT:

Kanali diplomatik Shkup – New York i bllokuar

Kanali diplomatik Shkup – New York i bllokuar

Pas publikimit të lajmit për emërimin e konsujve pa asnjë përvojë diplomatike nga ana e Ministrisë së punëve të jashtme, këta të fundit sot u tërhoqën.

“Duke marr parasysh se bëhet fjalë për informacion me karakter konfidencial, lejoni t’ju informojmë se Republika e Maqedonisë së Veriut ka Konsull të Përgjithshëm në Nju Jork, ai është Jordan Panev, është diplomat karriere dhe i njëjti është zgjedhur sipas të gjitha rregullave ligjore. Aktualisht ai është në mes të mandatit të tij, dhe tani për tani, nuk planifikohet zëvendësim i tij para kohe”,thuhet në njoftimin e ministrisë së punëve të Jashtme.


Pasi u publikua lajmi nga mediat online, pati shumë reagime në opinion. Mes tyre ishte edhe reagimi ish Ministrit për punë të jashtme, Antonio Milloshoski.

Në nenin 49 të Ligjit për punë të jashtme potencohet se sipas rregullit, Konsujt gjeneral që emërohen duhet të jenë me njohuri të lartë diplomatike. Nëse nuk është diplomat me karrierë, atëherë duhet të jetë një person i afirmuar në politikën e jashtme dhe marrëdhënieve ndërkombëtare. Ejupi ndoshta është ambicioze, por nuk i përmbush kërkesat ligjore që të jetë në postin e konsullit gjeneral. E njëjta vlen edhe për Petrit Musliun”, ka deklaruar Antonio Milloshoski.

E nga Aleanca për Shqiptarët thonë se emërimi i personave të caktuar që mbështeten nga individi është bërë fenomen në politikbërjen e Maqedonisë së Veriut.

“Fatkeqësisht është krijuar një mentalitet i tillë politik në vendin tonë, që njerëz të caktuar të cilët kanë përmbajtje dhe mbështetje nga individ të caktuar brenda subjekteve politike, në situata të caktuara del në sipërfaqe. Madje edhe vet arsyeshmëria e veprimeve të tilla të mëhershme. Nuk dua të flas për rastin konkret, se po të flasim për raste individuale do të ishte shumë e thjeshtë, por tanimë ne po flasim për fenomene”, tha Ilire Dauti, deputete e Aleancës për Shqiptarët.

Media të afërta me pushtetin u munduan ta defokusojnë këtë çështje, duke shpërndarë lajme të rrejshme që pohonin se emri i Besmira Ejupit është propozuar nga Alternativa. Kjo u demantua nga zëdhënësi i Alternativës, Orhan Murtezani.

“Alternativa deri tash as nuk ka biseduar për përfaqësim në diplomaci e as që ka marrë ndonjë përgjegjësi të tillë. Secili lajm a postim që e ndërlidh Alternativën me emërimin e ndonjë diplomati diku është vetëm shpifje dhe nuk ka të bëjë asgjë me Alternativën”,shkruan në rrjetin e tij social Facebook, Orhan Murtezani, zëdhënës i Alternativës.

Reagimet në opinion u nxiten nga CV-ja e Ejupit, e cila nuk ka asnjë gjë të përbashkët me diplomacinë, e në këtë listë ishte edhe emri i birit të analistit politik, Albert Musliu./KlanMacedonia/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Haradinaj: Ne e ruanim Asociacionin për njohje të Serbisë ose për anëtarësim në NATO, Kurti e dha për Këshillin e Evropës

Haradinaj: Ne e ruanim Asociacionin për njohje të Serbisë ose për anëtarësim në NATO, Kurti e dha për Këshillin e Evropës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Kalo në kategori