LAJMI I FUNDIT:

Kanakarët shtëpiakë bëjnë diçka të trishtuar para se të vdesin – mos i lini vetëm

Kanakarët shtëpiakë bëjnë diçka të trishtuar para se të vdesin – mos i lini vetëm

Ekziston një mendim, një imazh nga i cili çdo pronar i kanakarëve shtëpiakë ikën vazhdimisht – duke ua dhënë lamtumirën kanakarit të tyre

Kjo është e pashmangshme dhe, megjithatë, ne sillemi sikur mund të shtyhet. Derisa kjo të mos ndodhë vërtet – dhe papritmas të na befasojë, transmeton Telegrafi.


Por njerëzit në fakt duhet të përgatiten për të dhe të jenë të vetëdijshëm për jetëgjatësinë e kanakarëve shtëpiakë dhe sa e rëndësishme është të jesh pranë tyre edhe në momentet më të vështira.

Jessi Dietrich, nga Jacksonville, Illinois, ka pyetur veterinerin se cila ishte pjesa më e vështirë e punës së tij dhe përgjigjja e tij e tronditi atë thellësisht, shkruan Bored Panda.

“Mos i braktisni, qëndroni me ta deri në fund”

Nëse pronarët duhet patjetër të vënë në gjumë kanakarët e tyre, gjë që është mënyra më e zakonshme për t’u dhënë fund vuajtjeve të tyre nga sëmundjet kronike, gjërat bëhen të vështira.

– Veterineri më tha se rreth 90 për qind e njerëzve largohen nga dhoma kur kanakarëve të tyre u bëhet një injeksion dhe se kafsha e gjorë lihet vetëm të vdesë.

Kjo është arsyeja pse ata kalojnë momentet e fundit të jetës së tyre në panik, duke e kërkuar pronarin
për të marrë ngushëllim prej tij.

Postimi i saj u nda nga mbi 42,000 njerëz dhe ata të gjithë e ndanë atë për të edukuar të tjerët që të mos lënë kafshët e tyre shtëpiake në momente të vështira. Sepse, sado e vështirë të jetë për njerëzit, është edhe më e vështirë për ta. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Intimitet dhe Pasion
A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e dini se...
Nëse dëshironi lumturi, motivim dhe paqe të mendjes, ndiqni këto këshilla

Nëse dëshironi lumturi, motivim dhe paqe të mendjes, ndiqni këto këshilla

Këshilla Lifestyle
Pse trajneri Arbër Peci këshillon të mos vrapojmë?

Pse trajneri Arbër Peci këshillon të mos vrapojmë?

Stil
Harrojini bisedat e pista! Shprehjet e fytyrës janë më efektive për të përcjellë atë që dëshironi gjatë seksit

Harrojini bisedat e pista! Shprehjet e fytyrës janë më efektive për të përcjellë atë që dëshironi gjatë seksit

Intimitet dhe Pasion
Mbjellja e barit në vjeshtë: Mbillni në oborrin tuaj në kohën e duhur

Mbjellja e barit në vjeshtë: Mbillni në oborrin tuaj në kohën e duhur

Kopshtaria
Kalo në kategori