LAJMI I FUNDIT:

Kanadezi fitoi xhekpotin prej 70 milionë dollarësh, tregon ‘tri projektet’ ku do t’i shpenzojë paratë – përfshirë edhe ndihmën për Ukrainën

Kanadezi fitoi xhekpotin prej 70 milionë dollarësh, tregon ‘tri projektet’ ku do t’i shpenzojë paratë – përfshirë edhe ndihmën për Ukrainën

Sa herë që kishte një short për xhekpotin e lotarisë, Marcel Lussier kalonte natën duke hartuar “një listë të gjithçkaje” që do të donte të bënte me paratë e çmimit, nëse do ta fitonte.

Por herën e fundit, ai nuk e bëri këtë.

Dhe kur u zgjua herët në mëngjes, inxhinieri i pensionuar pati një ndjenjë të mirë.

Lussier hapi kompjuterin e tij për të hyrë në faqen e internetit të Loto Québec, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Ai ndjeu rritjen e presionit të gjakut teksa lexoi numrat fitues në ekranin e tij – 6, 13, 17, 20, 28 e kështu me radhë – më pas nxitoi te gruaja e tij.

“A e din se sapo fitova 70 milionë dollarë?”, citohet t’i ketë thënë asaj.

Kështu, Lussier, i veshur me një këmishë me lule dhe i buzëqeshur, shkoi në selinë e Loto Québec në qendër të Montrealit për të marrë fitimet e tij dhe për t’iu drejtuar mediave.

Loto-Québec njoftoi të mërkurën se bileta fituese prej 70 milionë dollarësh (rreth 66.5 milionë euro) ishte shitur në atë provincë.

Sipas autoritetit të lojërave, Lussier bëhet personi i tretë që fiton xhekpotin prej 70 milionë dollarësh në Quebec që nga viti 2020.

Dhe ai, bashkë me gruan e tij kanë treguar synimet, se ku do t’i shpenzojnë paratë, duke synuar të kompensojnë një pushim që e anuluan për shkak të pandemisë së shkaktuar nga COVID-19.

Por më e rëndësishmja, tha Lussier, ai tashmë është në bisedime me një sipërmarrës se si ata mund të ndihmojnë në rindërtimin e pjesëve të Ukrainës së shkatërruar nga lufta.

Ai gjithashtu dëshiron të krijojë një qendër të re për të rriturit autikë në Quebec, një kauzë që ai tha se është “afër zemrës së tij”.

I pyetur për sjelljen e tij të qetë të premten, Lussier tha se ai ishte i qetë nga natyra.

“Është një ditë normale si çdo tjetër”, tha ai duke buzëqeshur. “Pa stres”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
I kishin vendosur për ukrainasit, e pësuan vetë – rusët hidhen në erë nga minat që bashkëluftëtarët e tyre i kishin montuar për ushtarët e Kievit

I kishin vendosur për ukrainasit, e pësuan vetë – rusët hidhen në erë nga minat që bashkëluftëtarët e tyre i kishin montuar për ushtarët e Kievit

Evropa
Ukrainasja bëhet simbol i rezistencës, pavarësisht se rusët ia bombarduan lokalin në Kiev – ajo vazhdon të shërbejë kafe

Ukrainasja bëhet simbol i rezistencës, pavarësisht se rusët ia bombarduan lokalin në Kiev – ajo vazhdon të shërbejë kafe

Evropa
Ukrainasit shkatërrojnë me dron kamikaz autoblindën e rrallë ruse, që për herë të parë u përdor në katastrofën bërthamore të Çernobilit

Ukrainasit shkatërrojnë me dron kamikaz autoblindën e rrallë ruse, që për herë të parë u përdor në katastrofën bërthamore të Çernobilit

Evropa
Xhakarta më nuk do të jetë kryeqyteti i Indonezisë

Xhakarta më nuk do të jetë kryeqyteti i Indonezisë

Azia
Scholz: Paqja në Ukrainë është e mundur në çdo moment, vetëm Putin le t’i tërheq trupat

Scholz: Paqja në Ukrainë është e mundur në çdo moment, vetëm Putin le t’i tërheq trupat

Evropa
Mbështetësit e PKK-së kurde sulmojnë punonjësit e aeroportit në Paris – tentuan të parandalojnë ekstradimin e anëtarit të PKK-së në Turqi

Mbështetësit e PKK-së kurde sulmojnë punonjësit e aeroportit në Paris – tentuan të parandalojnë ekstradimin e anëtarit të PKK-së në Turqi

Evropa
Kalo në kategori