Kanadaja po mbështet fuqishëm planin paqeruajtës të Kombeve të Bashkuar të propozuar nga Ukraina, ka njoftuar ministrja e Jashtme kanadeze.
“Kanadaja po zhvillon bisedime në mbarë botën, me disa vende, rreth validitetit dhe shfrytëzimit të planit paqeruajtës të Ukrainës”, ka thënë Chrystia Freeland.
Freeland tha se ajo “personalisht ka hulumtuar realizueshmërinë dhe të ardhmen e një misioni të tillë”, së bashku me sekretarin amerikan të shtetit, Rex Tillerson, dhe të dërguarin special të SHBA-së Kurt Volker, dhe sekretarin e përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres.
“Qeveria jonë ka qenë në qendër të përpjekjeve ndërkombëtare për ta mbështetur Ukrainën dhe ne po punojmë shumë për tu siguruar që përpjekjet për paqe garantojnë sovranitetin e Ukrainës dhe integritetin e saj territorial”, ka thënë Freeland.
Ukraina ka propozuar vendosjen e trupave paqeruajtëse të Kombeve të Bashkuara përgjatë kufirit me Rusinë, për tu siguruar që forcat ruse dhe armët nuk hyjnë në vend.
Një propozim i tillë është refuzuar nga Moska, raporton Evropa e Lirë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Ratko Mlladiq kërkoi të lirohet me kusht – siç pritej, refuzohet kërkesa e kriminelit të luftës
Pas kërkesës për urdhërarrest për Netanyahun, Biden thotë se veprimi i Izraelit në Gaza nuk është gjenocid
Tërmeti godet kraterin vullkanik pranë Napolit, lëkundjet më të forta që kanë goditur rajonin në dekada kanë shkaktuar panik
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251