Gjashtëdhjetë vjet pasi laureati francez i çmimit Nobel për Letërsi vdiq në një aksident automobilistik në moshën 46-vjeçare, një libër i ri pretendon se ai u vra nga spiunët e KGB-së në shenjë hakmarrjeje për retorikën e tij anti-sovjetike, transmeton Telegrafi.
Autori italian Giovanni Catelli e publikoi për herë të parë teorinë e tij më 2011, duke shkruar në gazetën “Corriere della Sera” se kishte zbuluar detaje në ditarin e poetit dhe përkthyesit të njohur çek, Jan Zábrana, që shoshte se vdekja e Kamysë (Albert Camus) nuk ishte aksident. Catelli ka zgjeruar kërkimet e tij në librin “Vdekja e Kamysë”.
Kamy vdiq më 4 janar 1960 kur botuesi i tij Michel Gallimard humbi kontrollin e makinës dhe ra në një pemë. Autori vdiq menjëherë; Gallimard disa ditë më vonë. Tre vjet më parë Kamy kishte fituar Nobelin për “ndriçimin e problemeve të ndërgjegjes njerëzore të kohëve tona”.
Catelli citon një fragment në ditarët e Zábranas: poeti shkroi në fund të verës së vitit 1980 se “një njeri i ditur dhe me lidhje” i kishte thënë atij se duhet të fajësohet KGB-ja, agjentët e së cilës i kanë shkaktuar dëmet në veturë të cilat në shpejtësi të madhe u bënë fatale. Urdhri thuhet të jetë dhënë nga Dmitri Shepilov, ministër sovjetik i Punëve të Brendshme, si reagim ndaj një artikulli që Kamy ka shkruar më 1957 në gazetën “Franc-Tireur” në mars 1957.
“Janë dashur tri vite që të merret vendimi”, thuhet në ditarin e Zabranas.
Kamy ia kishte mbajtur anën kryengritjen hungareze të vjeshtës 1956 dhe ishte kritik ndaj reagimit sovjetik. Ai po ashtu kishte shkruar mirë për Boris Pasternakun që shihej si anti-sovjetik.
Catelli ka kaluar tri vite duke hulumtuar pretendimet e Zabranas. E ka intervistuar gruan e tij, agjentët e mëparshëm të KGB-së në Francë, dhe ka dëshmi të dorës së dytë nga avokati kontrovers, Jacques Vergès, që ia kishte dhënë banakierit Giuliano Spazzali pas vdekjes së Kamysë.
“Vergès tha se aksidenti ishte inskenuar”, ka thënë Spazzali.
Catelli pretendon se zëri i Kamysë ndërhynte në marrëdhëniet franko-sovjetike dhe se “karakteri i Kamysë në sytë e popullit ishte përkujtues i mizorisë së BRSS-së, për çka si qeveria franceze ashtu edhe ajo sovjetike do të kishin përfituar nga heshtja e këtij përkujtuesi të pakëndshëm, ndaj asnjë hetim i duhur nuk u krye”.
Catelli thotë se këtë teori nuk e mbështet vajza e Kamysë, Catherine. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën