Kampioni aktual i Anglisë, Chelsea ka arritur një fitore të madhe në udhëtim te Aston Villa.
Edhe pse me mungesa të mëdha, Chelsea ka arritur fitore të thellë 4-0 në udhëtim tek Aston Villa që është pothuajse e rënë në një kategori më poshtë.

Qysh nga fillimi i ndeshjes mysafirët treguan se kishin udhëtuar për pikët e plota, kur mesfushori i talentuar Ruben Loftus – Cheek shënoi për 0-1 pas asistimit nga Azpilicueta.


Në minutën e fundit të pjesës së parë, i inkuadruari në ndeshje Alessandro Pato shënoi nga pika e bardhë për 2-0.

Pjesa e dytë ishte e rezervuar për sulmuesin spanjoll Pedro Rodriguez që shënoi dy gola të bukur, fillimisht në minutën e 46-të pas një aksioni fantastik dhe pastaj në të 59-tën.

Me këtë fitore Chelsea është ngritur në pozitën e nëntë me 44 pikë të tubuara dhe ende shpreson tek pozita e pestë që i dërgon në Ligën e Evropës, pasi atë pozitë po e mban West Ham United me 50 pikë. /Telegrafi/

telegrafi sport app