Kampionati Botëror në numra - Rekordi i Mbappe, mallkimi i fanellës me numrin 8-të të Anglisë, Rafa Marquez, penalltitë, golashënuesi dhe autogolat

Ky Kampionat Botëror po sjell gjëra interesante dhe çfarë është më e rëndësishmja, spektakël dhe gola.
FIFA në faqen e saj zyrtare ka nxjerrë disa statistika mjaftë interesante, ku kanë të bëjnë edhe me thyerje të rekordeve.
60 vjet prej se Pele ishte bërë shënuesi i katërt më i ri në histori të Kampionateve Botëror, Kylian Mbappe u bë i pesti.
31 nga 146 golat e shënuar në Rusia 2018 (21 për qind) janë shënuar pas minutës së 80-të.
28 penallti janë akorduar deri më tani në Rusia 2018 – një rekord i ri për Kampionatin Botëror. 21 janë kthyer në gol.
17 ndeshje si kapiten në Kampionatin Botëror, Rafa Marquez e ka thyer rekordin e Diego Maradonas. Meksikani bëhet lojtari i vetëm që e ka veshur fanellën e shtetit të tij në pesë Kampionate Botërore.
7 herë radhazi në Kampionatet Botërore, Meksika është eliminuar në 1/8.
6 golat e kapitenit Harry Kane e kanë barazuar rekordin e Maradonës në Kampionatet Botërore. 24 vjeçari po ashtu e ka barazuar rekordin me Gary Lineker te Mekiskë 1986.
3 golat radhazi të kolumbianit Yerry Mina e bëjnë mbrojtësin vetëm që e ka arritur këtë gjë në Kampionatet Botërore.
0 për qind: numri i golave të shënuar nga pika e bardhe e fanellës me numrin 8 të Anglisë në Kampionatet Botërore. Chris Waddle, David Batty, Frank Lampard dhe tani Jordan Henderson, janë emrat që dështuan në vitet 1990, 1998, 2006 dhe 2018. Por Anglia fitoi dhe ishte hera e parë në histori që fiton në penallti në një Kampionat Botëror. /Telegrafi/

























































