LAJMI I FUNDIT:

Kammenos: Jo, të gjitha zgjidhjeve që përmbajnë emrin Maqedonia (Video)

Kammenos: Jo, të gjitha zgjidhjeve që përmbajnë emrin Maqedonia (Video)

Referendum dhe takim liderësh nën koordinim të presidentit grek ka kërkuar Panos Kamenos duke thënë se grekët e pavarur nuk do të pranojnë ndonjë emër të butë me termin Maqedoni, deklaratë që është kundër asaj të Kotzias dy ditë më parë kur ka thënë se qeveria është e gatshme për të zgjidhur problemin emrit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kamenos gjatë pranimit të çmimit nga Instituti arsimor dhe teknologjik në Selanik ka thënë se tashmë duket qartë se po afrohemi në zgjidhjen e problemit të emrit, ndërkohë që fliste qetë dhe pa emocione, një gjë që për të është e pazakonshme kur flitet për emrin dhe Maqedoninë.


“Cila do të jetë zgjidhja që të legalizojmë atë duhet të këshilli i liderëve nën koordinim të presidentit të vendit të bëjnë një takim liderësh të partive politike, dua të jem i qartë jo si ministër i mbrojtjes dhe si anëtarë i kabinetit qeveritarë por si kryetar i grekëve të pavarur, ne nuk do të pranojmë të jetë i vendosur dhe termi Maqedoni në cilën do zgjidhje me votën tonë, e për këtë duhet të ketë dhe referendum që të deklarohet dhe populli”, ka thënë Kamenos në Selanik.

Kamenos tha se zgjidhja eventuale me termin Maqedonia do jetë kundër vendimit të takimit të liderëve në 92, ndërsa në stilin e presidentit ka thënë se Maqedonia është greke.

“Qartë është se Maqedonia është e vetme, e vetme dhe gjithmonë ka qenë greke, qëllimi nuk është vetëm emri por edhe integriteti teritorial dhe me këtë mund të bëhet dhe sllavizmi i historisë dhe kulturës”, ka thënë Kamenos.

Me këto qëndrime ai indirekt i është përgjigjur Kotziasit se mund që në ndonjë mënyrë të demantonte lidhur me atë nëse qeveria është e gatshme për ndonjë zgjidhje./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti i ftoi liderët e opozitës në darkë pune, i përgjigjet Abdixhiku: Jeni vonë

Kurti i ftoi liderët e opozitës në darkë pune, i përgjigjet Abdixhiku: Jeni vonë

Politikë
Vdekja e dy ukrainaseve në Tiranë, zbardhet dëshmia e shoqes

Vdekja e dy ukrainaseve në Tiranë, zbardhet dëshmia e shoqes

Lajme
Aurora – fenomeni i rrallë natyror ndriçoi edhe qiellin e Kosovës

Aurora – fenomeni i rrallë natyror ndriçoi edhe qiellin e Kosovës

Lajme
Presidentja me foto simbolike nga vizita në Teksas

Presidentja me foto simbolike nga vizita në Teksas

Lajme
Kurti i ftoi në një darkë pune për të hënën, a do t'i shkojnë në takim krerët e PDK-së, LDK-së e AAK-së?

Kurti i ftoi në një darkë pune për të hënën, a do t'i shkojnë në takim krerët e PDK-së, LDK-së e AAK-së?

Besnike Salihu
A do të ketë dënime për ata që nuk regjistrohen - çfarë thonë nga ASK-ja?

A do të ketë dënime për ata që nuk regjistrohen - çfarë thonë nga ASK-ja?

Elfije Boletini
Kalo në kategori