LAJMI I FUNDIT:

Kamioni përfundon në një shtëpi në Kroaci – policia jep detaje rreth aksidentit të shoferit maqedonas

Kamioni përfundon në një shtëpi në Kroaci – policia jep detaje rreth aksidentit të shoferit maqedonas

Një shtetas 40-vjeçar i Maqedonisë së Veriut ka shkaktuar aksident trafiku në lagjen Mirkovci të Vinkovcit, kur një kamion ka përplasur një shtëpi familjare, konfirmoi sot policia kroate.

Në aksident kanë pësuar lëndime të lehta drejtuesi i kamionit dhe një vajzë 14-vjeçare që ndodhej në shtëpi, në dhomën ku ka hyrë e gjithë kabina e kamionit.


Në spitalin e Vinkovcit iu është ofruar ndihmë mjekësore të lënduarve, raporton index.hr.

Një dëshmitarët okularë ka deklaruar se drejtuesi i kamionit me gjysmërimorkio me targa sllovene, shtetas 40-vjeçar i Maqedonisë së Veriut, nuk ka qenë duke lëvizur në mes të shiritit të shënuar të trafikut.

Automjeti ka lëvizur majtas, ka kaluar shiritin e trafikut dhe bordurën, ka zbritur në një zonë të gjelbëruar dhe ka goditur stacionin e pompimit të ujërave të zeza dhe dollapin e instalimeve elektrike ndërsa në fund shtëpinë e gruas 86-vjeçare.

Nga forca e goditjes kamioni ka depërtuar në murin e shtëpisë së familjes. Në atë moment një i mitur ndodhej në dhomën e shtëpisë ku u shemb muri, njoftoi policia pas hetimeve.

Ndryshe, analizat nuk konstatuan praninë e alkoolit në trupin e drejtuesit të kamionit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë

Botë
Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë

Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë

Evropa
Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Evropa
Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerika
Tingujt e çuditshëm në mes të natës shqetësoi një grua dhe qentë e saj - një befasi rrëqethëse i priste në pragun e derës

Tingujt e çuditshëm në mes të natës shqetësoi një grua dhe qentë e saj - një befasi rrëqethëse i priste në pragun e derës

Amerika
Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Evropa
Kalo në kategori