LAJMI I FUNDIT:

Kamioni godet veturën, pasagjerët ruajnë gjakftohtësinë (Video)

Kamioni godet veturën, pasagjerët ruajnë gjakftohtësinë (Video)

Është regjistruar momenti kur kamioni e ka shtyrë një veturë, që po qarkullnte nëpër një autostradë të Britanisë së Madhe, duke e nxjerrë nga rruga.

Kamera e vendosur brenda e ka filmuar momentin, kur makina është goditur dhe ka dalë nga rruga, por të pranishmit nuk e kanë humbur kontrollin, transmeton Telegrafi.


Ian Reid dhe gruaja tij Tina, ishin nisur nga shtëpia e tyre që ndodhet në periferi të Hythe në Kent, që të shkonin në kinema.

Por, rruga e tyre u ndal në mes, nga kamioni që e kishte humbur kontrollin.

“Për ditëlindjen time të 55-të, desha të shoh një film në kinema, mirëpo gjatë rrugës e përjetuam në ngjarje që ngjanë sikur në filma”, ka shkruar Reid në llogarinë e tij në Facebook, ku edhe e ka publikuar xhirimin.

Kjo video ka bërë xhiro në rrjete sociale, shkaku i reagimit të tyre të qetë dhe mbajtjes së qetësisë pas përplasjes, si dhe mos rënies pre e panikut. /Telegrafi/