LAJMI I FUNDIT:

Kamioni godet 9 vetura në Prishtinë, të aksidentuarit jashtë rrezikut për jetë

Kamioni godet 9 vetura në Prishtinë, të aksidentuarit jashtë rrezikut për jetë

Një kamion i kompanisë “Pastrimi”, ka humbur kontrollin dhe ka dalë në shiritin e kundërt në rrugën “Agim Ramadani”, duke aksidentuar nëntë vetura, derisa tre persona janë dërguar në qendrën emergjente.

Zyrtarë të kompanisë “Pastrimi”, kanë thënë për KosovaPress, se kamioni i kësaj kompanie që shkaktoi aksidentin sot në Prishtinë, e ka pasur të kryer kontrollin teknik. Ndërsa, KosovaPress, mëson se vetëm 3-4 vitet e fundit, kamioni i njëjtë është aksidentuar deri në pesë herë.


Pas këtij aksidenti, tre persona kanë kërkuar shërbime mjekësore në emergjencë.

Specialisi i mjekësisë emergjente, Ibrahim Maliqi ka njoftuar se tre të lënduarit në aksidentin që ka ndodhur në mes një kamioni dhe nëntë veturave në Prishtinë, kanë marrë lëndime të lehta dhe janë jashtë rrezikut për jetë.

” Nga aksidenti që ka ndodhur sot ku një kamion i kompanisë “Pastrimi”, kanë ardhur në emergjencë tre pacientë. Kryesisht me lëndime të lehta trupore. Një prej tyre është me ekzaminime shtesë, do të thotë do i bëhet CT e kokës edhe toraksit. Të tjerët janë me lëndime jashtë rrezikut për jetë. Janë të përfshira dy prej veturave edhe një i kompanisë “Pastrimi”, punëtorë që ka qenë në kamionë… përafërsisht janë të moshës prej vitit 1979 dhe më i riu është i lindur më 1992”, tha ai.

Dy prej tyre janë liruar në shtëpi, ndërsa një person vazhdon të qëndrojë në klinikë deri në përfundim të raportit final.

“Punëtori i pastrimit është liruar gjithashtu edhe një pacient tjetër, përveç një pacientes që i është bërë CT e kokës dhe qafës, presim edhe raportin final edhe do të lirohet”, tha Maliqi.

Kompania ‘Pastrimi’, në një përgjigje me shkrim ka thënë se kamioni i kësaj kompanie që shkaktoi aksidentin sot në Prishtinë, e ka pasur të kryer kontrollin teknik.

Zëdhënësja e kompanisë ‘Pastrimi’, Arbnora Ademi, tha se kamioni në fjalë i kishte të kryera edhe servisimet.

“Kamioni i ka pasur kontrollimin teknik, ka qene i regjistruar, servisimet i ka pas të kryera. Po ashtu kompania ka mekanikët të cilët gjate 24 orëve kujdesen për kamionët që dalin në terren. Ka ndodhur diçka e momentit qe mundet me na ndodh secilit dhe presim ekspertizën e Policisë”, ka thënë ajo.

Pavarësisht kësaj, KosovaPress mëson se 3-4 vitet e fundit i njëjti kamionë, ka pasur deri në pesë aksidente.

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori