LAJMI I FUNDIT:

Kamerat kurth filmojnë kafshë të rrallë në malin e Tomorit (Foto)

Kamerat kurth filmojnë kafshë të rrallë në malin e Tomorit (Foto)

Tre kamera-kurth të vendosura në Parkun Kombëtar të Malit të Tomorit kanë regjistruar filmimet e kafshëve të egra të cilat duhet theksuar se janë shtuar që pas vendosjes së moratoriumit të gjuetisë.

Kafshë të rralla si ariu i murrmë e macja e egër janë kapur nga kamerat në malin e Tomorit, transmeton tema.


“Nga kontrolli i 3 kamerave kurth në Parkun Kombëtar Mali i Tomorit, rezultojnë kafshë të rralla si ariu i murrmë 2 copë, mace e egër. Gjithashtu ka prezencë të madhe të kafshëve si dhelpra, baldosa, lepur i egër, iriqi etj. Monitorimi vazhdon!”,  bën me dije Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura.