LAJMI I FUNDIT:

Kamerat e sigurisë filmojnë momentin kur hapet gropa gjigante në Kinë dhe përpinë tri vetura (Video)

Kamerat e sigurisë filmojnë momentin kur hapet gropa gjigante në Kinë dhe përpinë tri vetura (Video)

Një gropë gjigante ka përpirë dy vetura dhe një furgon, në një zonë ku po kryheshin punime në pjesën lindore të Kinës.

Kamerat e sigurisë kanë filmuar momentin, kur hapet një gropë tri metra të thellë e cila përpinë tri veturat, transmeton Telegrafi.


Nuk raportohet për të lënduar në këtë incident misterioz. Si rezultat i hapjes së gropës janë ndërprerë punimet, derisa autoritetet lokale kanë urdhëruar fillimin e hetimeve.

Gropa u hapë në provincën kineze Zheijang në orët e hershme të 20 majit, ndërsa shkaku i hapjes së gropave ishin gypat e prishur që kanë shpërthyer.

Por, disa pretendojnë se shirat e rrëmbyeshëm kanë bërë të që rrëshqet dheu në zonën ku po kryheshin punimet. /Telegrafi/