Kamerat e vëzhgimit të vendosura në një shtëpi kanë kapur momentin kur një qen dukej në gjendje të ndiente se një tërmet po bëhej gati për të goditur në Utah, SHBA.

Qeni, i quajtur Bear, zgjohet në një shtrat dhe papritmas duket se është plotësisht vigjilent, në akth, duke shikuar nga njëra anë në tjetrën, përcjell Telegrafi.

Momentet më vonë toka fillon të dridhet, përpara se pronarët e tij të shfaqen të nxitojnë në dhomën e përparme.

Qeni u nxitua të shkonte te pronarët e tij sapo hynë në dhomë, ndërsa gjërat filluan të dridheshin.

Ekspertët thonë se qentë mund të jenë në gjendje të ndjejnë aktivitetin sizmik, para pak para dridhjeve.

Ndryshe, një tërmet me magnitutë 5.7 goditi shtetin të mërkurën në mëngjes.

Tërmeti la banorët pa energji elektrike dhe i tronditi ata, në një situatë kur po ballafaqohen edhe me pandeminë e coronavirusit. /Telegrafi/