LAJMI I FUNDIT:

Kamera e vendosur në uniformën e policit amerikan, shfaq momentin kur ai shpëton foshnjën trijavëshe që po ngufatej

Kamera e vendosur në uniformën e policit amerikan, shfaq momentin kur ai shpëton foshnjën trijavëshe që po ngufatej

Një polic i ri amerikan është bërë kryelajm i mediave botërore për heroizmin dhe profesionalizmin e treguar. Ai ia shpëtoi jetën një foshnjës që po ngufatej në Arkansas.

Polici i Pottsville, Cody Hubbard, 23-vjeç, i është përgjigjur një thirrje, pasi që një foshnje trijavëshe po ngufatej, transmeton Telegrafi.

Hubbard u nis me shpejtësi në vendin e ngjarjes dhe hasi në foshnjën që ndërronte ngjyrën e lëkurës së fytyrës, nga mungesa e oksigjenit.

Por ai arriti ta kthej mbrapsht dhe t’ia liroj kanalet e frymëmarrjes duke ia shpëtuar jetën. E ishte pikërisht një problem i ngjashëm me të bijën e tij, që e kishte ndihmuar të reagojë me profesionalizëm.

Ai kishte pasur të njëjtin hall me të bijën dhe kështu e dinte me saktësi se si duhet reaguar.

“Sa herë që pranoj telefonata në veçanti ku bëhet fjalë, mendoj se si prindërit do të dëshironin që unë ta trajtoja foshnjën po të ishte e imja”, ka thënë Hubbard për Fox.

Për këtë akt heroik ai pritet të shpërblehet nga komuna ku ai shërben si polic i ri. E kamera e vendosur në uniformën e tij shfaq momentin kur polici e merr situatën nën kontroll. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Botë
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Evropa
Organizata Botërore Meteorologjike: Ky është një alarm i kuq për botën

Organizata Botërore Meteorologjike: Ky është një alarm i kuq për botën

Botë
Ajo ngeci në ashensor me njerëz krejtësisht të panjohur, priti ndihmë për katër orë: Historia mori një epilog të pazakontë në Los Angeles

Ajo ngeci në ashensor me njerëz krejtësisht të panjohur, priti ndihmë për katër orë: Historia mori një epilog të pazakontë në Los Angeles

Amerika
Rasti i pazakontë në Kroaci - pensionisti zbret nga një ndërtesë, por jo përmes shkallëve

Rasti i pazakontë në Kroaci - pensionisti zbret nga një ndërtesë, por jo përmes shkallëve

Kroacia
Kalo në kategori