Në kronikën e tij, gazetari Giacinto Pinto thotë se marihuana shqiptare ka pushtuar Evropën, ndërsa në Itali mbërrin në sasi përherë e më të mëdha, me mjete transporti gjithnjë e më të sofistikuara.

Në Lazarat gjenden 350 mijë rrënjë kanabis në 320 hektarë tokë. 90 për qind e familjeve në Lazarat merret me kultivimin e marihuanës dhe çdo familje prodhon rreth një ton drogë në vit. Çdo kilogram marihuanë shitet për 300 euro.


Të ardhurat nga tregtia e marihuanës dhe substancave të tjera të ndaluara arrijnë në rreth katër miliardë euro në vit, që do të thotë gjysma e GDP-së së Shqipërisë. /Telegrafi/