LAJMI I FUNDIT:

Kamenica maqedonase do të përzgjedh idenë më të mirë për parkun e qytetit

Kamenica maqedonase do të përzgjedh idenë më të mirë për parkun e qytetit

Ndërmarrja publike “Kamena Reka” në Kamenicën maqedonase i ka publikuar propozim-projektet e pranuara në Konkursin për zgjidhje ideore për rregullimin e parkut në këtë komunë.

Drejtori Vllatko Andonovski thotë se ka filluar periudha e votimit për të zgjedhur idenë më të mirë, pra do të merret parasysh edhe mendimi i qytetarëve, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Votimi do të zgjatë deri më 26 mars, në ora 12:00, kur do të mblidhet komisioni pesëanëtarësh. Votimi i qytetarëve në faqen e facebook-ut të ndërmarrjes do të merret parasysh.

Me këtë konkurs përfshihet i ashtuquajturi “Parku i Tito-s” të cilin komuna mendon ta shndërrojë në një park modern qytetar, si vend për rekreacion të qytetarëve të Kamenicës maqedonase./Telegrafi/