LAJMI I FUNDIT:

Kambovski: Kryetari Ivanov të respektojë Konventën Evropiane për liritë dhe të drejtat e njeriut

Kambovski: Kryetari Ivanov të respektojë Konventën Evropiane për liritë dhe të drejtat e njeriut

Sipas Platformës së Mendjehapurve, akademiku Vllado Kamboski, i ka bërë thirrje kryetarit Gjorge Ivanov që të respektojë Konventën Evropiane për të drejtat dhe liritë e njeriut dhe të ndalojë së pohuari kinse nuk ka mundësi t’i anulojë vendimet për falje për ata që e kërkojnë një gjë të tillë, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Kambovski i propozon kryetarit që të bazohet në Nenin 6 të kësaj Konvente, duke e paralajmëruar kryetarin se duhet që t’i pranojë kërkesat e atyre që janë kundër faljes dhe se kryetari është i detyruar që të veprojë ashtu siç ata kërkojnë, pra t’ua tërheq vendimet për falje./Telegrafi/