LAJMI I FUNDIT:

Kambovski: Deklarata e Gruevskit është e legjitime, por personale! (Video)

Kambovski: Deklarata e Gruevskit është e legjitime, por personale! (Video)

Deklarata e Nikolla Gruevskit është e papërshtatshme. Në qoftë se do të ishte dhënë nga një autoritet shtetëror, do ta dënoja, por është dhënë nga kreu i partisë, kurse politika partiake ka mundësi të pakufizuara. Organet shtetërore duhet të udhëhiqen nga një politikë që pasqyron interesin e shtetit, dhe se ai interes është bashkëpunimi dhe integrimi me BE dhe NATO, ka thënë akademiku Vllado Kambovski nga ASHAM i cili ka folur për çështje strategjike globale, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në lidhje me akuzat në qëndrimet e OBRM-PDUKM-së në adresë të ambasadorëve, ai tha se edhe ata janë personale dhe ndoshta janë të shqetësuar për individë në ambasada, në të kundërt, nëse do të ishte ndryshe, nuk do të ishte mirë.


Kambovski tha se interesi i shtetit nuk është pronë private, por i shoqërisë, qytetarëve, interesit publik, dhe se ai interes është BE dhe NATO, ka thënë ndër të tjera akademiku. /Telegrafi/