LAJMI I FUNDIT:

Kamberi: Shpresoj që Qeveria e re të këtë program të qartë për Luginën e Preshevës

Kamberi: Shpresoj që Qeveria e re të këtë program të qartë për Luginën e Preshevës
Foto: Arkiv

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ka folur për problemet me të cilat po përballën shqiptarët në Luginën e Preshevës, ku ka shfaqur shpresën që institucionet e reja të Kosovës do të kenë program të saktë për ndihmë ndaj shqiptarëve atje.

Kamberi ka folur edhe për hapjen e Zyrës së Kosovës në Preshevë, duke thënë se ende nuk dihet funksioni i saj, buxheti, detyrat.


“Shpresoj që Qeveria e re të këtë një program të qartë për ndihmë të përhershme për Luginën e Preshevës”, ka thënë Kamberi.

Ai ka theksuar se çështja e Luginës së Preshevës duhet të jetë njëra nga temat kryesore të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Në dialogun me Serbinë kërkojmë që të drejtat e shqiptarëve të Luginës të jetë barabarta me të drejtat e serbëve në Kosovë”, ka thënë Kamberi në RTK.

Sipas tij, shqiptarët e Luginës së Preshevës asnjëherë nuk janë munduar të imponojnë agjendën e Republikës së Kosovës në bisedime, por kërkojnë që pozita e rëndë e shqiptarëve në Serbi të trajtohet sa më parë.

“Ne duam vendosjen e parimit të reciprocitetit për të drejtat e njëjta në Luginë për shqiptarët, si për serbët në Kosovë”, ka thënë Kamberi