LAJMI I FUNDIT:

Kamberi kërkon ndihmë nga Kosova e Shqipëria: Nuk mund të presim mëshirë nga Vuçiq e Daçiq

Kamberi kërkon ndihmë nga Kosova e Shqipëria: Nuk mund të presim mëshirë nga Vuçiq e Daçiq

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, kishte thënë se demokracia në Serbi është me keq sesa në kohën e diktatorit Millosheviq. E kjo deklaratë e tij ka nxitur reagime të ashpra në Beograd, përfshirë edhe presidentin Vuçiq.

Kamberi në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se sa herë që është takuar me Vuçiqin ai asnjëherë nuk është shprehur i gatshëm të zgjidh problemet e shqiptarëve.


“E vërteta është se Serbia nuk është demokratike. Serbia cenon të drejtat e shqiptarëve dhe boshnjakëve ne Sanxhak”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Kamberi thotë se nëse Serbia do bashkëpunim me shqiptarët, ajo duhet të zbulojë se pari varrezat e shqiptarëve.

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë thotë se Kosova duhet të kërkojë ta shtrojë edhe problemin e shqiptarëve të Luginës së Preshevës në dialog.

“Pa ndihmën e Kosovës dhe Shqipërisë ne nuk mund të presim përmirësim të drejtave. Nuk mund të presim mëshirë nga Vuçiq, Berbabiç apo Daçiq, por duhet trysni mbi ta që të drejtat tona të respektohen”.

Kamberi thotë se Serbia nuk po respekton të drejtat e shqiptarëve që janë me kushtetutë, ndërsa kërkon nga Kosova që të tejkalojë Planin e Ahtisaarit për të drejtat e serbëve në Kosovë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Kronika e Zezë
DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

Lajme
Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë

Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë

Lajme
Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Lajme
Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Kalo në kategori