LAJMI I FUNDIT:

Kalueshmëria për patentë shofer ulet në 85 përqind

Kalueshmëria për patentë shofer ulet në 85 përqind

Naim Kelmendi, udhëheqës i Divizionit për Patentë Shofer në Ministrinë e Infrastrukturës (MI), tha se për ndryshimet e Ligjit për Patentë Shofer në Kosovë, janë respektuar direktivat dhe standardet evropiane.

“Me udhëzimin e ri janë lehtësuar procedurat. Ne që disa vite i kemi pyetjet publike. Tani është kalueshmëria nga 90 në 85 %”, tha ai sot në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë’, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).


Sipas tij edhe problemi i përgjigjes është lehtësuar.

“Ne synojmë që të rrisim nivelin e kalueshmërinë për 15 për qind. Nëse kandidati bie nga provimi, menjëherë k atë drejt të paraqes provimi dhe jo më të pres siç ishte më parë me 15 ditë. Vlefshmëria e certifikatës mjekësore nga 1 vazhdon me 3 vite, vlefshmëria e testit teorik nga 1 vit në dy vite. Po ashtu edhe për kandidatët për nevoja të veçanta kemi bërë norma për ta për testim”, Kelmendi.