LAJMI I FUNDIT:

Kalonte vijat e bardha duke mbajtur për dore të bijën 6-vjeçe, qëllohet për vdekje burri në Bronx – kamerat e sigurisë filmojnë gjithçka

Kalonte vijat e bardha duke mbajtur për dore të bijën 6-vjeçe, qëllohet për vdekje burri në Bronx – kamerat e sigurisë filmojnë gjithçka

Një video rrëqethëse shfaq momentin kur një burrë vritet derisa po kalonte rrugën në Bronx të Nju Jorkut – e tërë kohën e mbante për dore vajzën 6-vjeçe, raporton CNN.

Videoja është shpërndarë nga Rodney Harrison, polic nga Nju Jorku, kurse në të shihet Anthony Robinson, 29-vjeç i cili kalon rrugën në vija të bardha, transmeton Telegrafi.

Derisa e mbante të bijën për dore, Robinson shikon një veturë të zezë e cila ndalë shpejtësinë pranë tij, duke dashur të sigurohet nëse shoferi do të lëviz në drejtim të tij.

Megjithatë, shoferi vazhdon të lëviz pranë tij dhe bijës që po kalonin rrugën. E në fund të vijave të bardha, Robinson kthehet kah e bija dhe i thotë diçka duka ia kthyer shpinën veturës.

Në atë moment sulmuesi nxjerr revolen jashtë dritares dhe e qëllon, duke e goditur për vdekje. E kur Robinson rrëzohet në rrugë, bija e tij e pushtuar nga frika fillon të vrapojë.

Ai është shpallur i vdekur në vend të ngjarjes, kurse vrasja e tij është një nga tetë që kanë ndodhur në qytet gjatë vikendit të kaluar.

Në anën tjetër, policia ende nuk ka arritur të arrestoj askënd lidhur me këtë vrasje të tmerrshme. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Botë
Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Evropa
Duke ecur në plazhin e Essexit, britanikja gjeti një dhëmb vigani 1.8 milion vjeç

Duke ecur në plazhin e Essexit, britanikja gjeti një dhëmb vigani 1.8 milion vjeç

Botë
Ajo ngeci në ashensor me njerëz krejtësisht të panjohur, priti ndihmë për katër orë: Historia mori një epilog të pazakontë në Los Angeles

Ajo ngeci në ashensor me njerëz krejtësisht të panjohur, priti ndihmë për katër orë: Historia mori një epilog të pazakontë në Los Angeles

Amerika
Rasti i pazakontë në Kroaci - pensionisti zbret nga një ndërtesë, por jo përmes shkallëve

Rasti i pazakontë në Kroaci - pensionisti zbret nga një ndërtesë, por jo përmes shkallëve

Kroacia
Kalo në kategori