LAJMI I FUNDIT:

I kaloi 15 vite nën ujë, vetura Acura NSX shitet për 8.500 dollarë – madje edhe do të restaurohet

I kaloi 15 vite nën ujë, vetura Acura NSX shitet për 8.500 dollarë – madje edhe do të restaurohet

Nga Karolina e Veriut vjen një rrëfim i pazakontë për një veturë që do të “shpëtohet”, pasi prej shumë vitesh qëndroi nën ujë.

Në Facebook janë shfaqur fotografitë e modelit Acura NSX që duket se i ka mbijetuar “apokalipsit”, por kjo veturë ka një histori interesante, transmeton Telegrafi.


Nën ujë i kaloi plot 15 vite, përkatësisht ishte nën liqen. Një blerës i paemëruar e bleu nga kompania LSX Salvage më 9 mars për 8.500 dollarë dhe synon ta “ringjallë”.

Në plan është restaurimi që do të kryhet nga Helix Auto Works në Maryland, SHBA.

Vetura në fakt ishte vjedhur, e më pas kishte përfunduar në liqenin Yadkin në Karolinën e Veriut në fillim të viteve 2000, kurse është gjetur më 2019 gjatë kërkimit të një personi të zhdukur.

Pas kësaj është nxjerrë nga uji, dhe tani duket se e pret “një jetë e re”. Edhe pse në gjendje katastrofike, në Helix Auto Works shpresojnë ta “rikthejnë në jetë” NSX.

Nëse ekspertët nuk arrijnë ta sjellin në gjendje që të mund të shihet sërish nëpër autostrada, opsioni i dytë është që ta përgatis për pista garazh. /Telegrafi/