LAJMI I FUNDIT:

Kallëzohet penalisht grupi që bënte grabitje nëpër dyqane të ndryshme në Shkup e rrethinë

Kallëzohet penalisht grupi që bënte grabitje nëpër dyqane të ndryshme në Shkup e rrethinë

Sektori për Punë të Brendshme (SPB) në Shkup ka kallëzuar penalisht personat F.D (19), C.H (18), A.M (17), S.K (18) dhe M.XH (18), që të gjithë nga Shkupi, për shtatë vepra penale të grabitjes.

Këto vepra janë kryer në periudhën janar-shkurt, 2018, në Shkup dhe rrethinë, ndërsa të kallëzuarit kanë përfituar mbi 2000 euro në mënyrë të paligjshme.


Gjatë grabitjes, personat e lartëpërmendur kanë shfrytëzuar shkop bejzbolli dhe thikë. Në kontrollin në shtëpitë e katër prej tyre janë gjetur gjësende të rëndësishme për hetimet./Telegrafi/

*Foto Ilustrim