LAJMI I FUNDIT:

Kallëzim penal kundër ish kreu të KSHZ Maqedoni

Kallëzim penal kundër ish kreu të KSHZ Maqedoni

Policia Financiare ka parashtruar kallëzim penal kundër ish-kryetarit të Komisionit Shtetëror, Oliver Derkoski i cili ka qenë kryetar i Komisionit për prokurim publik dhe dy anëtarë të Komisionit për prokurim publik për periudhën prej vitit 2019 në Shkup. Ata dyshohen se kanë kryer veprën penale “Keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizimit”.

Sipas Policisë Financiare, KSHZ i ka mundësuar operatorëve ekonomik përfitime të pasurisë në shumë prej 8.619.790 denarëve.


Nga Policia Financiare  sqarojnë se gjatë vitit 2019, kreu i KSHZ-së, ka shfrytëzuar pozitën dhe autoritetin e tij zyrtar në kryerjen e prokurimit publik në mënyrë që në kundërshtim me Parimin e Konkurrencës ndërmjet operatorëve ekonomikë, trajtimi i barabartë dhe mosdiskriminimi i operatorëve ekonomikë dhe transparenca në procesin e dhënies së kontratave të prokurimit publik në kundërshtim me nenet 12, 47, 63 të Ligjit për Prokurimin Publik (Gazeta Zyrtare e RMV-së nr. 24/19) dhe në kundërshtim me nenin 68 të Ligjit për Energjinë (Gazeta Zyrtare e RMV-së nr. 96/18), pa shpallur shpallje publike dhe pa kryer procedurë të prokurimit publik, ka prokuruar furnizimin me energji elektrike, shërbimet e mirëmbajtjes së higjienës dhe shërbimet me shkrim në komunikacionin e brendshëm dhe ka lidhur kontrata me tre operatorë ekonomikë, me të cilën mënyrë u ka siguruar përfitim të përgjithshëm prej 2.840.270 denarëve, me TVSH.

“I raportuari i parë, në kundërshtim me nenin 99 pika 4 dhe paragrafin 4 të të njëjtit nen, gjatë muajit maj 2019 ka lidhur Aneksin nr 1 drejt marrëveshjes numër 05-886/10 të 08.04.2019, në bazë të së cilës ka blerë sasi shtesë të paravanëve për votim, të dedikuar për realizimin e rrethit të dytë të votimit për zgjedhjet presidenciale 2019 dhe zgjedhjet e parakohshme për kryetarë të komunave Ohër, Novosellë dhe Dibër, në vlerë të përgjithshme prej 771.600 denarë pa TVSH, pa kryer procedurë të prokurimit publik dhe pa u konstatuar paraprakisht nëse ka nevojë reale dhe kërkesë me shkrim nga ana e Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve për blerjen e paravanëve të reja për votim dhe në këtë mënyrë operatorit ekonomik i është mundësuar të fitojë pronë në vlerë të përgjithshme prej 771.600 denarë”, thuhet në komunikatë.

Me veprimet e tilla, të pandohurit i kanë mundësuar operatorëve ekonomik përfitim në vlerë të përgjithshme prej 8.619.790 denarë /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Gjuajtje me armë zjarri tek një pompë derivatesh në Prishtinë

Gjuajtje me armë zjarri tek një pompë derivatesh në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori