LAJMI I FUNDIT:

Kalimtari u ngjit në ballkonin e banesës që po digjej, shpëtoi banoren e shtangur nga frika (Video)

Kalimtari u ngjit në ballkonin e banesës që po digjej, shpëtoi banoren e shtangur nga frika (Video)

Derisa po kalonte branë një ndërtese që po digjej në Bormujos të Spanjës, u ngjit në katin e katërt duke kaluar nëpër ballkone.

Të pranishmit nisën të duartrokisnin, kur kalimtari i rastit i shkoi pranë banores, që ishte shtangur nga frika dhe nuk po mund të lëvizte, transmeton Telegrafi.


“Flakët po i afroheshin dhomë së saj, por ajo nuk kishte fuqi të ecte. Atëherë ai i shkoi pranë” ka thënë një banor i asaj zone.

Ende nuk dihen motivet e ndezjes së zjarrit, ndërsa mësohet se dëmet janë vetëm materiale. /Telegrafi/