LAJMI I FUNDIT:

Kalimtarët bashkojnë forcat për ta ngritur veturën, që kishte shtypur dy persona dhe kishte futur nën rrota (Video, +18)

Kalimtarët bashkojnë forcat për ta ngritur veturën, që kishte shtypur dy persona dhe kishte futur nën rrota (Video, +18)

Një grup punëtorësh kanë bashkuar forcat për ta ngritur një veturë, e cila kishte shtypur dy persona dhe kishte futur nën rrota.

Kamerat e sigurisë kanë kapur momentin, kur shoferi humbi kontrollin mbi veturën në qytetin kinez Yibin dhe goditi dy kalimtarë rasti dhe i futi nën rrota, transmeton Telegrafi.


Dhjetëra kalimtarë rastit vendosën t’i bashkohen punëtorëve, për të ndihmuar viktimat që kishin ngecur nën veturë.

Pas shumë tentimeve ata arritën të ngritin veturën dhe t’i nxjerrin të lënduarit, të cilët janë dërguar me urgjencë në spital. /Telegrafi/