Luis Saurez raportohet se ka pranuar të kalojë te Atletico Madridi si lojtar i lirë nga Barcelona.

Sulmuesi uruguaian nuk është në planet e Ronald Koemanit, andaj në këtë afat do të largohet si lojtar me parametra zero.


Kontrata e Suarezit skadon në qershor të vitit të ardhshëm, mirëpo Barcelona është e gatshme që t’i shkëpusë marrëveshjen.

3.suarez

Diego Simeone e dëshiron transferimin e sulmuesit, derisa janë të gatshëm që të lejojnë largimin e Alvaro Moratas.

Spanjolli thuhet se do të kalojë te Zonja e Vjetër në formë huazimi për një edicion me detyrim blerje për 45 milionë euro.

morata

Mbetet të shihet se nëse do të arrihet marrëveshja me Suarezin, për t’i hapur rrugë kështu rikthimit të Moratas në Torino. /Telegrafi/

telegrafi sport app