LAJMI I FUNDIT:

Kalimi pa ndalesë i mallrave, bashkimi i vërtetë i Shqipërisë dhe Kosovës

Kalimi pa ndalesë i mallrave, bashkimi i vërtetë i Shqipërisë dhe Kosovës

Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave të Republikës së Shqipërisë, Edmond Panariti, ka thënë se mezi po pret ditën për ta parë kalimin pa ndalesë të mallrave në territoret përkatëse, të Shqipërisë dhe të Kosovës.

“Ky do të jetë bashkimi i vërtetë i vendeve tona, ku kufijtë shtetërorë janë thjesht një konvencion administrativ”, ka thënë Panariti në një intervistë për “Epokën e Re”.


Panariti ka bërë me dije se bashkëpunimi ekonomik dhe tregtar mes Shqipërisë dhe Kosovës është i shkëlqyer por, sipas tij, mbetet shumë për të bërë.

Ai ka paralajmëruar se në mbledhjen e ardhshme të përbashkët të dy qeverive do të miratohen paketa të reja nxitëse të zhvillimeve ekonomike për të dy vendet.
Ministri Panariti ka siguruar se bujqit dhe fermerët e Kosovës do ta gëzojnë të njëjtin status dhe privilegj në tregjet e Shqipërisë skundër edhe fermerët shqiptarë. /Telegrafi/