LAJMI I FUNDIT:

Kaleska: Raporti i GRECO-s ka të bëjë me vitin e fundit të sundimit të OBRM-PDUKM-së

Kaleska: Raporti i GRECO-s ka të bëjë me vitin e fundit të sundimit të OBRM-PDUKM-së

GRECO publikoi raportin për Republikën e Maqedonisë së Veriut, duke renditur 23 rekomandime për vendin. Ajo që duhet të theksohet është se janë përfshirë numër i parregullsive si dhe funksionimi i jashtëligjshëm i Qeverisë së drejtuar nga OBRM-PDUKM-së, gjatë vitit të fundit të mandatit të tyre.

Kjo u tha sot në konferencë për shtyp në Kuvend nga deputetja e LSDM-së dhe koalicioni Snezhana Kaleska-Vançevska.


Ajo tha se raporti tregon për shembujt e korrupsionit, shkeljet e të drejtave të njeriut, duke treguar se ish-kryeministri Nikolla Gruevski është nën hetim për financimin ilegal të partisë dhe në të njëjtën kohë, tha ajo, parregullsitë në dhënien e tenderëve për firmat.

Ajo gjithashtu tha se këto janë vetëm një pjesë e parregullsive të listuara në raportin e GRECO-s dhe i referohen vitit 2017 dhe më herët, gjatë sundimit të OBRM-PDUKM-së.

“Ndryshe nga qëndrimi antishtetëror i OBRM-PDUKM-së, LSDM-ja ka ndjekur seriozisht rekomandimet e GRECO-s në dy vitet e fundit dhe është e angazhuar për reforma që janë në interes të qytetarëve. Është duke u hartuar ligjin për lobim, në të cilin zbatohen të gjitha rekomandimet e GRECO-s”, tha ajo./Telegrafi/