LAJMI I FUNDIT:

Kalaja ilire e rindërtuar nga perandori Justiniani I-rë në malin e Dajtit në Tiranë, destinacion për vizitorët aventurier

Kalaja ilire e rindërtuar nga perandori Justiniani I-rë në malin e Dajtit në Tiranë, destinacion për vizitorët aventurier

Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura (AKZM) në Shqipëri ka publikuar pamjet e shtegut për në Kalanë e Dajtit në Tiranë.

Sipas agjencisë, ky vend është nga më të frekuentuarit për të pasionuarit për natyrës dhe aventurës.


“Kjo kala ndodhet në tarracën detare të malit të Dajtit në lartësinë 1,200 m mbi nivelin e detit, në shpatin perëndimor të Dajtit. Rrënojat e saj gjenden mbi një majë në të djathtë të rrugës që të çon nga Qafa e Priskës për në fushën e Dajtit”, ka shtuar AKZM në një postim në rrjetet sociale.

Kalaja mendohet të jetë rindërtuara nga perandori bizantin Justiniani I (527- 566) dhe i përket gjysmës së shekullit VI.

“Kalaja ka një sipërfaqe prej 1.12 hektar dhe në pjesën më të madhe të saj ajo është mjaft e pjerrët. Muret kanë qenë të detyruar të ndjekin formën e kodrës, duke formuar një trekëndësh i cili është forcuar në tre këndet me nga një kullë të rrumbullakët. Trashësia e mureve është e lidhur me cilësitë mbrojtëse të terrenit, atje ku terreni është shumë i pjerrët dhe jepte mundësi mbrojtjeje ishte një mur jo i trashë, ndërsa në vendet më pak të pjerrëta ekzistonte një mur i trashë”, ka shpjeguar AKZM.

“Qëllimi i ndërtimit të kësaj kalaje ka qenë mbrojtja e dy qafave që gjenden në dy anët e malit të Dajtit. Nga zbulimet e bëra vërtetohet ekzistenca e një numri banesash si dhe se aty prodhohej qeramikë dhe shkrihej metal. Në mure dallohen dy duar ndërtimi: njëra me gurë të mëdhenj katërkëndësh të palidhur midis tyre që i përkasin ndoshta një kalaje ilire të mëparshme dhe tjetra me gurë të vegjël të palatuar dhe të lidhur me llaç që i përkasin kohës së vonë romake”, ka përmbyllur përshkrimin agjencia. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Plagosja e katër personave, deklaratat e Policisë e Prokurorisë – gjithçka nga rasti në Lupç të Podujevës

Plagosja e katër personave, deklaratat e Policisë e Prokurorisë – gjithçka nga rasti në Lupç të Podujevës

Kronika e Zezë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori