LAJMI I FUNDIT:

Kaka zbulon momentin më të mirë në karrierë, atë më të keq dhe lojtarin më të mirë që ka luajtur

Kaka zbulon momentin më të mirë në karrierë, atë më të keq dhe lojtarin më të mirë që ka luajtur

Ricardo Leite Kaka e ka pranuar se shumica e momenteve të mira në karrierën e tij ishin me Milanin, por edhe momentet e këqija ishin me Rossonerët.

Braziliani foli në Instagramin zyrtar të FIFA-s në një seancë të Q&A me tifozët, duke analizuar kohën e tij të jashtëzakonshme si futbollist aktiv.

Në pyetjet e drejtuara, Kaka ka zbuluar momentin më të mirë dhe atë më të keq në karrierë.


Gjyqtarja bëhet virale në internet - ndal lojën dhe ndëshkon Kakan me të verdhë, vetëm për një 'selfie' me të
Lexo po ashtu Gjyqtarja bëhet virale në internet - ndal lojën dhe ndëshkon Kakan me të verdhë, vetëm për një 'selfie' me të

“Shumica e momenteve më të mira në karrierën time ishin te Milani: trofeu i Ligës së Kampionëve në 2007, Kupa e Botës për Klube, Topi i Artë dhe Lojtari i Vitit nga FIFA”, ka thënë fillimisht Kaka.

Sidoqoftë, momenti më i keq i karrierës së tij ishte gjithashtu kur përfaqësoi kuqezinjtë.

“Finalja e Stambollit në vitin 2005. Nuk më duhet të them më shumë se kaq”.

Ronaldinho zgjedh formacionin e ëndrrave në Ligën e Kampionëve, lë jashtë CR7
Lexo po ashtu Ronaldinho zgjedh formacionin e ëndrrave në Ligën e Kampionëve, lë jashtë CR7

Milani kishte udhëhequr 3-0 atë finale të Ligës së Kampionëve para se të pranonte tre gola nga Liverpooli në gjashtë minuta, duke humbur përfundimisht në penallti.

“Kam luajtur përkrah disa figurave vërtet fenomenale në karrierën time, por Ronaldo ishte më i miri. Pas kësaj, unë do të thosha Ronaldinho, me të cilin isha në gjendje të përballesha shumë herë me Milanin dhe Real Madridin”, përfundoi braziliani. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Liverpooli befason të gjithë - gjen zëvendësuesin ideal të Alexander-Arnold në Brazil

Liverpooli befason të gjithë - gjen zëvendësuesin ideal të Alexander-Arnold në Brazil

Premier League
Zbulohet shifra e saktë e parave që Barcelona ka paguar për transferimin e Pedrit

Zbulohet shifra e saktë e parave që Barcelona ka paguar për transferimin e Pedrit

La Liga
Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Liga e Kampionëve
Dalin në shitje biletat për ndeshjen Kosovë – Islandë

Dalin në shitje biletat për ndeshjen Kosovë – Islandë

Përfaqësuesja e Kosovës
Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

La Liga
Shorti vuri Real Madridin përballë Atleticos - reagon Sergio Ramos

Shorti vuri Real Madridin përballë Atleticos - reagon Sergio Ramos

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori