Kryeredaktori i gazetës online Insajderi, Vehbi Kajtazi, ka deklaruar se autoritetet e Kosovës janë tërhequr nga hetimi ndaj këtij mediumi, lidhur me një shkrim të këtij mediumi, sipas të cilit, ministri i Shëndetësisë në Kosovë, Arben Vitia ka refuzuar nënshkrimin e një kontrate me kompaninë amerikane Pfizer, për sigurimin e vaksinës anti-Covid.
Sipas këtij shkrimi, të publikuar të premten, më 16 prill, “furnizimi me 500 mijë doza vaksinash Pfizer pritet të shtyhet deri në shtator”.
“Prokuroria është tërhequr pasi që drejtori i gazetës, Parim Olluri, bashkë më avokatin kanë shkuar në stacion dhe e kanë kërkuar vendimin për hetim, të cilin ata nuk ja kanë dhënë, dhe iu kanë thënë se ‘nuk kemi punë me ju.’ Policisë i është dorëzuar kopja e ligjit për mbrojtjen të burimeve edhe me kaq është kryer”, ka thënë Kajtazi.
Nga ana tjetër, as policia e as prokuroria nuk kanë njoftuar se a kanë përfunduar hetimet lidhur me këtë rast.
Prokurori i Shtetit ka njoftuar të shtunën se ka autorizuar Policinë e Kosovës në marrjen e të gjitha veprimeve të nevojshme hetimore, në pajtim me Kodin e Procedurës Penale të Republikës së Kosovës, për të iniciuar rast në drejtim të veprës penale “Zbulimi i fshehtësisë zyrtare”, ndaj gazetës online Insajderi.org.
Gazeta Insajderi, të premten publikoi një shkrim rreth procesit të sigurimit të vaksinave kundër koronavirusit në Kosovë, si dhe korrespondencën ne mes të ministrit të Shëndetësisë dhe zyrtarëve tjerë, me përfaqësuesit e kompanisë Pfizer.
Në tekstin e publikuar thuhet se ministri i Shëndetësisë në Kosovë, Arben Vitia ka refuzuar nënshkrimin e një kontrate me Pfizer, dhe se për pasojë është shtyrë furnizimi me vaksina nga kjo kompani.
Këtë e ka demantuar vetë Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia duke thënë se “lajmi i publikuar në gazetë është i pavërtetë, i dëmshëm dhe dashakeq”.
“Vaksinat janë çështje e rëndësisë dhe e sigurisë kombëtare, sepse kemi të bëjmë me shëndetin publik të qytetarëve. E të rrezikosh sigurimin e vaksinave ke rrezikuar shëndetin e qytetarëve, e për këtë shteti duhet të kërkojë llogaridhënie”, ka thënë Vitia në një konferencë me gazetarë të premten në mbrëmje.
Në të njëjtën kohë, Vitia i ka bërë thirrje prokurorisë të veprojë ndaj atyre që dëmtojnë një proces, që e ka konsideruar jetik për qytetarët.
Vetë prokuroria në një njoftim të shtunën ka thënë se “Prokurori i Shtetit, do të veprojë në secilin rast ku cenohet interesi publik dhe shëndeti i qytetarëve, konform autorizimeve të tij ligjore”.
Por, sipas kryeredaktorit të gazetës Insajderi, Vehbi Kajtazi, i cili është edhe autor i shkrimit të publikuar, ajo që është publikuar në gazetë është e saktë dhe “nuk ka të bëjë fare me ndonjë dokument të ndjeshëm e konfidencial të shtetit”.
“Në dokumente shkruan se janë konfidenciale, pra komunikimi mes autoriteteve të Kosovës dhe kompanisë amerikane. Mirëpo, për ne si gazetar nuk vlen një gjë e tillë, sepse ne kemi të drejtë të publikojmë secilin dokument që është në interes të publikut. Janë sekrete afariste të kompanive, dhe jo sekrete shtetërore”, ka thënë Kajtazi të shtunën për Radion Evropa e Lirë.
Ai i ka quajtur të papranueshme dhe të rrezikshme deklaratat e zyrtarëve të Qeverisë së Kosovës lidhur me punën e tij dhe të mediave në Kosovë.
Mes tjerash, Kajtazi ka konfirmuar se hetimet në zyrat e tyre kanë nisur të shtunën, më 17 prill, dhe siç thotë ai hetuesit kanë kërkuar të marrin vesh burimin e informacionit.
Kajtazi ka thënë se në asnjë rast nuk do të publikohen të dhënat se nga janë siguruar dokumente dhe informatat.
“Nëpërmjet burimeve të mia i kam siguruar këto dokumente. Natyrisht kur njerëzit e shohin se po neglizhohen punët, po rrezikohet jeta e qytetarëve, ata reagojnë, dhe mënyra e vetme është kjo në mënyrë që të përmirësohet cilësia dhe jeta e qytetareve. Mos të harrojmë se ekziston ligji për sinjalizues, i cili i mbron edhe zyrtarët që nxjerrin informata të tilla”, ka deklaruar ai.
Lidhur me këtë çështje të shtunën ka reaguar edhe Prokuroria Themelore në Prishtinë, duke thënë se veprimet hetimore do të ndërmerren ndaj personave zyrtarë, e jo ndaj mediave dhe gazetarëve, ashtu siç është raportuar.
Nga ana tjetër, Flutura Kusari, juriste e së drejtës së medias, ka vlerësuar se intervistimi i gazetarëve të Insajderit, me qëllim të zbulimit të burimit të tyre, është shkelje flagrante e Ligjit për Mbrojtjen e Burimeve të Gazetarëve dhe të drejtës së lirisë së mediave.
Sipas saj prokuroria dhe policia nuk kanë të drejtë të kërkojnë burimin e gazetarëve pa urdhër të gjykatës.
Edhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka thënë se është “tërësisht i papranueshëm intervistimi i Parim Ollurit, Drejtor i Gazetës Insajderi me qëllim të zbulimit të burimit të tyre, pasi që kjo në thelb është shkelje flagrante e Ligjit për Mbrojtjen e Burimeve të Gazetarëve dhe të drejtës së lirisë së medieve”.
AGK-ja u ka bërë thirrje organeve kompetente që të fillojnë procedura disiplinore ndaj policëve dhe prokurorëve, të cilët, sipas Asociacionit, kanë keqpërdorur autorizimet e tyre, si dhe u ka bërë thirrje të gjithë akterëve relevantë që të ndalin presionin dhe pengimin e ushtrimit të profesionit ndaj gazetarëve.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Sot diell dhe vranët, nga e diela stabilizim i motit – temperaturat deri në 24 gradë
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre