LAJMI I FUNDIT:

Kajtazi: Derisa unë sulmohesha me grushta, 200 njerëz nuk reagonin fare (Video)

Kajtazi: Derisa unë sulmohesha me grushta, 200 njerëz nuk reagonin fare (Video)

Gazetari dhe kryeredaktori i portalit Insajderi, Vehbi Kajtazi pas sulmit fizik ndaj tij, ka dhënë një deklaratë për media ku ka bërë të ditur detajet rreth sulmit dhe se e di se kush e sulmoi.

“Një person në pikë të ditës më ka sulmuar, më ka rrahur fizikisht, mi ka dhënë katër ose pesë grushte fytyrës duke më shkaktuar lëndime të lehta. Është një sulm qyqar të cilin është shumë e pakuptimtë, shumë e tmerrshme me ndodhë në një ambient ku ishin rreth 200 njerëz tu pi kafe dhe askush nuk reagonte, veç kqyrshin seri ”, tha Kajtazi.


Ai pret që sulmuesi së bashku me personat e tjerë të përfshirë në këtë rast të dalin para drejtësisë.

“Pres që sulmuesi, por edhe të tjerët që janë të përfshirë të mundshëm në këtë rast të dalin para drejtësisë”, tha Kajtazi duke shtuar se kjo nuk është hera e parë që gazetarët sulmohet. Sipas tij, sulme ndaj tyre ka çdo ditë dhe askush nuk jep llogari për këto sulme.

Ai pranoi se sulmi ka të bëjë me shkrime që janë publikuar nga ana e tij, por refuzoi të jepte detaje tjera. Për të i rëndësishëm mbetet fakti se e njeh sulmuesin dhe personat që kanë qenë me të.

“Gjithçka lidhet me punën time, asgjë nuk ka të bëjë me raporte personale. Ka të bëjë me një seri shkrimesh që i kam pasur unë. Personi që më ka sulmuar mu ka qenë me ata njerëz që unë i kam përmend në shkrimet e mija”, tha gazetari.

Për Kajtazin sulmi nuk do të ndikojë në ndaljen e punës hulumtuese. “

Kjo nuk ndikon absolutisht në punën tonë”, përfundoi Kajtazi.