LAJMI I FUNDIT:

KAJRANFILI

KAJRANFILI

Teksti dhe muzika: Lekë Dukagjini (këngë e viteve 1980, e Ansamblit Vokalo-Instrumental, “Bankrot”)

Pulëbardhat fluturonin, e ne numëronim
Në qiellin e kaltër, pika të bardha
Deti valëvitej, me valë të lehta
Horizonti mbulonte, pamje magjike


Më le vetëm si kajranfil
Tash jam vetëm si bylbyl, dhe
S’ka kush t’më nxjerr nga ky ferr
S’ka kush t’më nxjerr nga ky ferr

Aroma e ftonjve, n’balluket e tua
Ngacmonte ndjenjat, dalëngadalë
Fjalia çdoherë, mbaron me një pikë
Kështu edhe ne mbaruam
Çka?

Më lë vetëm si kajranfil
Tash jam vetëm si bylbyl
Hodie mihi, cras tibi (latinisht: sot për mua, nesër për ty)
Dum spiro spero – në ty (latinisht: derisa të marr frymë shpresoj në ty)

Më lë vetëm si kajranfil
Tash jam vetëm si bylbyl, dhe
S’ka kush t’më nxjerr nga ky ferr
S’ka kush t’më nxjerr nga ky ferr

Kur shoqëria shkon në bankrot, Lekë Dukagjini thotë: Në WC jemi ne!
Lexo po ashtu Kur shoqëria shkon në bankrot, Lekë Dukagjini thotë: Në WC jemi ne!