Pamjet e një dreri të ri janë bërë virale në rrjetet sociale.

Këtë javë, ai ka humbur rrugën dhe ka hyrë në fshatin Oberwolfach (Baden-Württemberg), Gjermani.


Kureshtja e tij e ka çuar nëpër oborre dhe madje edhe mbi çatinë e një garazhi.

Një banore ka arritur ta filmonte këtë takim të veçantë me celularin e saj.

Pamjet tregojnë kafshën teksa eksploron zonën e banimit.

Pas disa minutash, ajo është larguar përsëri drejt pyllit. /Telegrafi/