LAJMI I FUNDIT:

Kafeina shton rrezikun nga aborti: Zvogëloni pirjen ditore të kafes

Kafeina shton rrezikun nga aborti: Zvogëloni pirjen ditore të kafes

Hulumtimi të cilin e ka bërë Instituti Kombëtar i Shëndetit i SHBA-së është bërë në më shumë se 1.200 femra

Është përcaktuar që madje edhe doza e vogël e kafeinës mund të rrezikojë frytin, transmeton Telegrafi.


Këshilla e ekspertëve për shtatzënat e ardhshme është që të pinë vetëm dy filxhanë të vegjël kafe në ditë. Më shumë e kaq mund të bëjë që bebja të lindet me peshë të vogël.

“Cilado marrje e kafeinës gjatë shtatzënisë mund të shtojë rrezikun nga aborti, posaçërisht në tetë javët e para. Femrat të cilat përpiqen të mbeten shtatzënë mund të kenë vetëm të mira nga eliminimin i konsumimit të kafeinës”, theksohet në hulumtim.

Ekipi, në krye të të cilit ishte dr. Aleksandra Pudrdu Smith,ka analizuar studimin e vitit 2014 në të cilin është analizuar efekti i aspirinës në shtatzëni, mirëpo femrat të cilat janë përpjekur të mbeten shtatzënë (1.224 syresh) u janë përgjigjur pyetjeve sa kafeinë dhe alkool fusin në organizëm.

Marrjen e kafeinës dhe alkoolit e kanë ndjekur në periudhën katërvjeçare gjatë së cilës u është marrë gjak.

Rezultatet kanë treguar që konsumimi i dy apo më shumë pijeve në ditë të cilat përmbajnë kafeinë është lidhur me rrezikun e abortit.

Kafeina është stimulues i cili mund të rrisë rrezikun e shtypjes së gjakut dhe shpejton punën e zemrës, gjë që nuk rekomandohet gjatë shtatzënisë.

Ekspertët e Institutit u rekomandojnë shtatzënave që të mos fusin në organizëm më shumë se 200 miligramë kafeinë në ditë, përkatësisht dy filxhanë të vegjël instant apo një filxhan të vogël kafe të filtruar. /Telegrafi/