LAJMI I FUNDIT:

Kadyrov tregoi bicepsin kur u pyet lidhur me pretendimet për gjendjen e tij shëndetësore

Kadyrov tregoi bicepsin kur u pyet lidhur me pretendimet për gjendjen e tij shëndetësore

Lideri i Çeçenisë, Ramzan Kadyrov si duket i është përgjigjur pretendimeve të fundit lidhur me gjendjen e tij shëndetësore, kur dha një prononcim për një televizion rus.

Derisa u përgjigj pyetjes së gazetarit, Kadyrov tregoi bicepsin e tij në kamerë për të treguar se ishte në fakt në gjendje të mirë, transmeton Telegrafi.


“Fuqia Akhmat!”, ishte përgjigjja e liderit çeçen kur u pyet lidhur me pretendimet.

Javë më parë u raportua në medie se Kadyrov se ishte në gjendje kritike shëndetësore, por që të njëjtat raporte u hodhën poshtë nga ky i fundit.

Kadyrov: Jam gjallë dhe shëndoshë
Lexo po ashtu Kadyrov: Jam gjallë dhe shëndoshë

Nuk është hera e parë që bëhen pretendime të tilla lidhur me gjendjen shëndetësore të aleatit të presidentit rus Vladimir Putin.

Muaj më parë, gazetari Azmat Matianov nga Kazakistani pretendoi se Kadyrov kishte probleme serioze shëndetësore, pasi që veshkat nuk po i funksiononin ashtu siç duhet. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Botë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
E tmerrshme, vrasësi futet në lokal dhe vret ish-miss Ekuadorin brenda një restoranti – kamerat e sigurisë filmojnë gjithçka

E tmerrshme, vrasësi futet në lokal dhe vret ish-miss Ekuadorin brenda një restoranti – kamerat e sigurisë filmojnë gjithçka

Amerika Latine
Kalo në kategori