LAJMI I FUNDIT:

Kadriu: Rrugët janë të kalueshme, ka pasur vonesa për fluturimeve

Kadriu: Rrugët janë të kalueshme, ka pasur vonesa për fluturimeve

Pas reshjeve të mëdha të borës ditëve të fundit në vend, mbrëmë nga ora 24:00 të gjitha kompanitë e mirëmbajtës së rrugësve janë në punë dhe kanë filluar pastrimin e rrugëve, ka thënë zëvendësministri i Ministrisë së Infrastrukturës, Rexhep Kadriu, duke shtuar se prej orës 01:00 pas mesnate të gjitha rrugët në Republikën e Kosovës kanë qenë të pastruara për lëvizjen e lirë të qytetarëve, si dhe të gjitha vend kalimet kufitare të Kosovës kanë qenë të kalueshme dhe pa vështirësi të mëdha.

Zëvendësministri Kadriu ka thënë për KosovaPress se në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” , sot në mëngjes ka pasur vonesa të fluturimeve, por tashmë janë normalizuar dhe avionët kanë filluar të fluturojnë në destinacionet e tyre.


“Për momentin me raportin e orës 10:00, që kemi marrë nga menaxherët e të gjitha rajoneve të Republikës së Kosovës, të gjitha rrugët janë të qarkullueshme edhe më Kullë dhe në të gjitha vend kalimet kufitare janë të lira. Tash për momentin jam në aeroport të Prishtinës, ka vonesa në fluturime për shkak të mungesës së dukshmërisë, mirëpo tash veç ka filluar të normalizohet fluturimi. Janë ndalur të reshurat dhe aeroplanët janë duke fluturuar në mënyrë të rregullt”, ka thënë Kadriu.

Ai ka shtuar se edhe rrugët në Prishtinë janë të kalueshme, por mund të jenë të rrëshqitshme, edhe pse kjo është kompetencë e komunës së Prishtinës.

Kadriu ka apeluar tek ngasësit që në këto ditë me borë të jenë të pajisen me pajisje dimërore. /Telegrafi/