LAJMI I FUNDIT:

Kadrijaj për dialogun: Nuk guxon të diskutohet asgjë që është jashtë rendit kushtetues të Kosovës

Kadrijaj për dialogun: Nuk guxon të diskutohet asgjë që është jashtë rendit kushtetues të Kosovës

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK-së, Time Kadrijaj, ka folur sot në kuvend për bisedimet e Kosovës me Serbinë.

Ajo gjatë fjalimit të saj ka thënë se Kosova nënshkruante çdo marrëveshje që i vihej përpara, kurse Serbia shtynte agjendën e saj përpara.


E gjithë kjo, sipas Kardijajt, ka përfunduar në kohën kur Ramush Haradinaj erdhi në krye të Qeverisë së Kosovës.

‘Është bërë po thuaje një dekadë prej se Kosova ka hyrë në proces negociues me Serbinë. Filloi me ndërmjetësimin e BE-së, e u quajt fillimisht si dialog teknik, e me pas si dialog politik apo dialog për normalizimin e marrëdhënieve. Gjate këtij procesi u bë aq keq puna sa që Kosova përfundoi në një proces jo-transparent, ku diskutoheshin edhe territoret e saj, e ku cenohej çdo sukses i arritur deri atë kohë. I gjithë ky proces, i udhëhequr nga BE, degradoi deri në atë pikë sa Kosova mbeste spektatore në tavolinën ku diskutohej për shumë çështje të rëndësishme, ndërsa Serbia shtynte përpara agjendën e saj. Kosova shtypej gjatë tërë kohës në këtë proces, nënshkruante çka do që i ofrohej. Kjo logjikë e mbrapshtë poshtëruese u ndërpre me ardhjen e Kryeministrit Haradinaj në Qeveri’, tha ajo.

Më tej Kadrijaj tha se në atë kohë, në BE fshehurazi po diskutohej për territorin e Kosovës. Por sipas saj këtë nuk e lejoi Ramush Haradinaj dhe e mbrojti 17 shkurtin vendimin e GJND-së.

‘Ishte koha më kritike për fatin e Kosovës, pra koha kur fshehurazi, në tavolinën e Mogherinit, diskutohej për territorin e saj. Kryeministri Haradinaj i hidhëroi disa njerëz, të vendit e të huaj, por e mbrojti interesin e Kosovës. Mbrojti idealin e luftëtarëve që ranë, mbrojti 17 Shkurtin, vendimin e GJND-së e përpjekjet e aleatëve tanë për ta bërë Kosovën shtet’, shtoi ajo.

Kadrijaj theksoi tutje se AAK-ja gjithmonë ka insistuar që në tavolinë të bisedimeve të jenë edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, aleati më serioz dhe i fuqishëm i Kosovës.

‘Ashtu edhe ndodhi, marrëveshja ekonomike mes Kosovës dhe Serbisë e nënshkruar me 4 shtator në Washington, përveç përfitimeve ekonomike që pritet të ja sjell vendit tonë, solli edhe njohjen nga Izraeli. Njohje kjo e shumë pritur dhe tejet e rëndësishme në aspektin strategjik. Por, në vijim të këtij procesi, Kosova duhet ta ketë te qartë formatin e këtij dialogu. T’i kushtohet rëndësi menaxhimit të dialogut, të eliminohen të panjohurat dhe të qartësohet trajektorja se si do të përfundojë ky dialog. Ne besojmë në rolin dhe angazhimin e ShBA-ve, besim ky i cili nuk është luhatur asnjëherë’, tha ndër tjerash Kadrijaj.

Në fund, ajo përsëriti se ‘pa SHBA-në, nuk ka asnjë garanci që një marrëveshje finale do të arrihet. Pa SHBA-në nuk ka asnjë garanci që marrëveshja do të implementohet suksesshëm edhe sikur të arrihet. Dialogu për marrëveshjen finale me Serbinë duhet të na bashkojë të gjithëve, pozitë e opozitë. Nuk është koha për kalkulime politike, por për afrim e reflektim, që të fitojë shteti ynë dhe qytetarët tanë’. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

Lajme
Macron ia konfirmon Kurtit mbështetjen për Kosovën në KiE - kërkon formimin e Asociacionit

Macron ia konfirmon Kurtit mbështetjen për Kosovën në KiE - kërkon formimin e Asociacionit

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Zgjidhen dekanët e rinj në 14 fakultete të Universitetit të Prishtinës

Zgjidhen dekanët e rinj në 14 fakultete të Universitetit të Prishtinës

Arsim
Osmani: Drafti i statutit të Asociacionit do të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese

Osmani: Drafti i statutit të Asociacionit do të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese

Lajme

"Nënat e Srebrenicës" falënderojnë presidenten Osmani: Një fjalim i tillë do të mbahet mend ndër breza

Lajme
Kalo në kategori