LAJMI I FUNDIT:

Kadrijaj, Kurtit: Çka po ndodh në Bruksel, deputetët dhe qytetarët janë në terr informativ

Kadrijaj, Kurtit: Çka po ndodh në Bruksel, deputetët dhe qytetarët janë në terr informativ

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj, në seancën e sotme të Kuvendit ka kërkuar nga kryeministri Albin Kurti transparencë lidhur me bisedimet që janë zhvilluar në Bruksel së fundmi, lidhur me çështjen e targave.

Ajo ka thënë se është e padrejtë që deputetët dhe qytetarët të mbesin në terr informativ.


“Dhe meqenëse kryeministri është këtu, ndoshta nuk do të na lë në terr informativ sot se çfarë po ndodh në Bruksel. U munduam gjatë vizitës së fundit të zëvendëskryeministrit të kuptojmë përmes ndonjë statusi të tij me dit se çfarë po ndodh në Bruksel por ishte e pamundur”, ka thënë Kadrijj.

“Është e padrejtë që deputetët të mos kenë informata se çfarë po ndodh dhe çfarë po dialogohet në Bruksel për targat. Qytetarët janë duke pritur datat me shqetësim. Po presin të dinë se cili do të jetë rezultati i këtij dialogu që po ndodh në Bruksel. Duhet të jeni transparent ndaj deputetëve dhe qytetarëve të Kosovës”.

Deputetja e opozitës tutje ka shprehur shqetësim edhe për mungesën e materialit shpenzues për pasaporta dhe patent-shoferë.

Ajo ka kërkuar nga ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, që të nxjerr një urdhër që qytetarët të mos gjobiten në rast se hasen në rrugë duke vozitur me patent-shofer me afat të skaduar.

“Ka muaj që qytetarët nuk mund të pajisjen me letërnjoftime dhe patentë-shofer. Kjo nuk është thjesht një dokument pasi qytetarët nëse ndalen nga policia do të gjobiten. Ministri duhet menjëherë të japë urdhër që qytetarët të mos gjobiten nëse kanë patent-shofer të skaduar pasi nuk është faji i tyre”.

“Po ashtu, shumë qytetarë që nuk po mund ta vazhdojë afatin e pasaportave janë studentë që kanë fituar bursa dhe duhet me afate të caktuara të shkojnë në ambasada e të pajisen me vizë për të udhëtuar në vendet ku kanë fituar bursa”, është shprehur mes tjerash Kadrijaj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vuçiq për Kosovën: Vështirë për gjithçka, situata po bëhet gjithnjë e më e ndërlikuar

Vuçiq për Kosovën: Vështirë për gjithçka, situata po bëhet gjithnjë e më e ndërlikuar

Lajme
Diskutimi në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Bakoyannis: Kosova i ka përmbushur kërkesat për anëtarësim në KiE

Diskutimi në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Bakoyannis: Kosova i ka përmbushur kërkesat për anëtarësim në KiE

Lajme
Deputeti ukrainas mbështet anëtarësimin e Kosovës më KiE, e thotë në shqip: Kosova është Evropë

Deputeti ukrainas mbështet anëtarësimin e Kosovës më KiE, e thotë në shqip: Kosova është Evropë

Lajme
Deputetja spanjolle mbështet anëtarësimin e Kosovës në KiE, Ahedo: Anëtarësimi do të forconte të drejtat e njeriut

Deputetja spanjolle mbështet anëtarësimin e Kosovës në KiE, Ahedo: Anëtarësimi do të forconte të drejtat e njeriut

Lajme
Çfarë thuhet në aktakuzën e vitit 2021 ndaj të dyshuarit për vrasjen e gruas në Pejë?

Çfarë thuhet në aktakuzën e vitit 2021 ndaj të dyshuarit për vrasjen e gruas në Pejë?

Drejtësi
Sopjani: Pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit, Serbia e ka kuptuar që ata dronë që i posedojnë nuk janë të avancuar

Sopjani: Pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit, Serbia e ka kuptuar që ata dronë që i posedojnë nuk janë të avancuar

Siguri
Kalo në kategori