LAJMI I FUNDIT:

Kadrijaj: Deputetët e LVV-së nuk marrin pjesë në seanca gjyqësore, tash janë mbi ligjin

Kadrijaj: Deputetët e LVV-së nuk marrin pjesë në seanca gjyqësore, tash janë mbi ligjin
Time Kadrijaj

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj, ka komentuar mungesën e deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje, Jetmire Vrenezi në seancë gjyqësore, ku po akuzohet për korrupsion.

Ajo tha se deputetët e LVV-së, tashmë janë në pushtet dhe janë mbi ligjin.


Deputetja Kadrijaj tha se me këto veprime, qeveria po dëshmon se nuk është qeverisje ndryshe.

“Të gjithë jemi për rend dhe ligj dhe askush nuk është mbi ligjin. Sot deputetja e LVV-së ka munguar në seancën gjyqësore, ku akuzohet për korrupsion, e për këtë seanca ka dështuar. Atëherë cila është arsyeja që kjo deputete nuk iu ka përgjigj thirrjes për me marrë pjesë në seancën gjyqësore. Pra, deputetët e LVV-së e injorojnë ligjin sepse tash janë në pushtet e janë mbi ligjin, kjo nuk është qeverisje ndryshe, po më keq sesa qeverisje. Kjo qeveri që është thirr për një qeveri me duar të pastra po del që është mashtrim sepse kemi ministra me aktakuza, po edhe shumë deputetë nga LVV që janë me aktakuza. Kopje e keqe e kësaj qeverie”, tha ajo. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Lajme
Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Siguri
Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Lajme
Policia kërkon ndihmë për identifikim e dy të dyshuarve për

Policia kërkon ndihmë për identifikim e dy të dyshuarve për "shpërdorim të pasurisë së huaj"

Kronika e Zezë
Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Lajme
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
Kalo në kategori