LAJMI I FUNDIT:

Kadriaj: Nepotizimi është shtrirë në AKI dhe Polici

Kadriaj: Nepotizimi është shtrirë në AKI dhe Polici

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadriaj ka thënë të martën në seancë se Qeveria e Kosovës ka shumë dështime.

Kadriaj gjatë fjalimit të saj potencoi disa dështime në sektorët publikë dhe ikjen e mijëra qytetarëve të Republikës së Kosovë.


“Edhe pse jemi vendi më i pasur me xehe dhe minerale ne jemi populli më i varfër. Mungesa e zhvillimit ekonomik nënkupton ikje të qytetarëve të Kosovës. Para dy viteve dolën 100 mijë qytetarë nga koalicioni që ju e bëtë. Arsimi është kapur nga partitë politike. Shëndetësia është para kolapsit, ajo duhet të jetë sa më larg politikës, aspak nuk po respektohen ligjet”, tha ndër të tjera ajo.

Ajo gjithashtu tha se njerëzit po vendosen në vendet kyçe vetëm pse janë pjesë e partive politike.

“Të gjitha taks forcat e policisë kanë dështuar. Nepotizimi është shtrirë dhe në AKI dhe polici. Rasti  i fundit i arrestimit të Nehat Thaçit flet mjaft. Kosova vazhdon të vuaj nga mungesa e investimeve të huaja… KEDS-i qindra familjar i la pa punë”, shtoi tutje Kadriaj.

Deputetja e AAK-së po ashtu tha se në agjendën evropiane të Kosovës ende po ndikon Serbia. “Qeveria e Kosovës është shumë e paaftë para Serbisë. Të rinjtë tanë presin me ditë për të marrë viza”, tha ajo në fjalimin e saj në seancën e Kuvendit të Republikës së Kosovës. /Telegrafi/