LAJMI I FUNDIT:

Kadare zgjidhet anëtar i jashtëm i Akademisë së Shkencave të Malit të Zi

Kadare zgjidhet anëtar i jashtëm i Akademisë së Shkencave të Malit të Zi

Shkrimtari i njohur Ismail Kadare është bërë anëtar i jashtëm i Akademisë së Shkencave dhe Arteve në Mal të Zi.

Zgjedhja e akademikut Ismail Kadare për të qenë pjesë e këtij institucioni është bërë i ditur nga letra që presidenti i Akademisë, akademiku Dragan K. Vukçeviq, i ka dërguar shkrimtarit Ismail Kadare. Letra është si më poshtë:


“Është nderi dhe kënaqësia ime t’ju informoj se në Asamblenë e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Malit të Zi, mbajtur më 18 dhjetor 2018, Ju jeni zgjedhur anëtar i jashtëm i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Malit të Zi.

Jam i sigurt se me autoritetin dhe punën Tuaj profesionale, do të kontribuoni shumë në zhvillimin e mëtejshëm dhe reputacionin e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Malit të Zi.

Sinqerisht,

Presidenti

Akademik Dragan K. Vukçeviq”.