LAJMI I FUNDIT:

Kadaj-Bujupi: Qeveria gjithëpërfshirëse nuk është zgjidhje, vetëm do ta hiqte taksën (Video)

Kadaj-Bujupi: Qeveria gjithëpërfshirëse nuk është zgjidhje, vetëm do ta hiqte taksën (Video)

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Donika Kadaj-Bujupi ka thënë se qeveria gjithëpërfshirëse nuk është zgjidhje për situatën aktuale politike në Kosovë.

Kadaj-Bujupi, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se është i pakuptimtë qëndrimi i LDK-së që të vijë në pushtet për të marrë pjesë në dialog.


“Çështja e pjesëmarrjes në dialog, duhet të shkojë përtej pjesëmarrjes në pushtet. Ose pjesëmarrja në dialog duhet të tejkaloj interesat partiake”.

Deputetja e AAK-së ka thënë se ka ende hapësirë për LDK-në dhe Vetëvendosjes që të jenë pjesë e Ekipit Negociues.

“Është dashur që këto parti të kenë vullnet dhe të tejkalojnë interesin partiak dhe të marrin veprime që mund të jenë edhe të rrezikshme në kuptimin e përgjegjësisë, dhe të bëhen pjesë e vendimmarrjes për një çështje që nuk është e një partie politike”, tha ajo, përcjell Telegrafi.

Kadaj-Bujupi ka thënë se një qeveri e mundshme gjithëpërfshirëse nuk do të sillte ndonjë ndryshim, përveç, sipas saj, do të largonte taksën.

“Qeveri gjithëpërfshirëse do të kishte vetëm efekte negative, pasi Qeveria Haradinaj ka marrë vendime të mëdha, që LDK-ja i ka pas në tavolinë tri vite e nuk ka guxuar të veproj. Pra, qeveria gjithëpërfshirëse nuk është alternativë përballë kësaj situate”, tha ndër të tjera Donika Kadaj-Bujupi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Gjendja shëndetësore e 20-vjeçarit që u ther me thikë në Ferizaj është stabile

Gjendja shëndetësore e 20-vjeçarit që u ther me thikë në Ferizaj është stabile

Lajme
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
Kalo në kategori